• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kina hedh poshtë deklaratën e Pompeos për gjenocid kundër ujgurëve: Një copë letre mbeturinë

20/01/2021
Kina hedh poshtë deklaratën e Pompeos për gjenocid kundër ujgurëve: Një copë letre mbeturinë

Kina ka hedhur poshtë një deklaratë të Shteteve të Bashkuara se Pekini është fajtor për gjenocidin kundër ujgurëve etnikë dhe minoriteteve tjera, duke thënë se pretendime të tilla janë “një copë letre mbeturinë”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, u ka thënë gazetarëve më 21 janar në Pekin se gjenocidi në rajonin Ksinjiang në Kinës “nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, nuk është duke ndodhur tani dhe nuk do të ndodhë kurrë në Kinë”.
Komentet e saj kanë ardhur pasi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka thënë se Kina është duke kryer “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” kundër ujgurëve etknikë dhe myslimanëve tjerë në rajonin Ksinjiang. “Unë besoj se gjenocidi është duke ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të tentimeve sistematike për të shkatërruar ujgurët”, nën “drejtimin dhe kontrollin” e Partisë Komuniste të Kinës, ka thënë Pompeo përmes një deklarate të lëshuar më 19 janar, një ditë para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milionë ujgurë etnikë dhe myslimanë tjerë në Ksinjiang janë ndaluar në ato që konsiderohen “qendra kundër ekstremizimit” në këtë rajon. OKB-ja po ashtu ka thënë se miliona persona janë detyruar të qëndrojnë në kampe të internimit, ndonëse Pekini insiston se këto qendra janë edukuese, me qëllim të parandalimit të terrorizimit dhe synojnë t’i riintegrojnë këta persona në shoqëri.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë akuzuar Kinën se po detyron qindra mijëra persona të kryejnë punë të detyrueshme – pretendim që është kundërshtuar nga Pekini. Si shenjë se politika amerikane për të drejtat e njeriut nuk do të ndryshojë kur bëhet fjalë për Pekinin, i nominuari për Sekretar Shteti nga Biden, Antony Blinken, ka thënë më 19 janar, se mbështet vendimin e Pompeos.
“Detyrimi i burrave, grave dhe fëmijëve të qëndrojnë në kampe përqëndrimi, është në fakt përpjekje që ata të jenë ndjekës të ideologjisë së Partisë Komuniste Kineze. E gjithë kjo flet për një përpjekje për të kryer gjenocid”, ka thënë Blinken gjatë një seance në Senat, të mbajtur për konfirmimin e tij në këtë pozitë. Prej vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin ndaj Pekinit, duke vënë sanksione ndaj zyrtarëve dhe kompanive për aktivitetin e tyre në Tajvan, Tiber, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore.

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al