• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kishte një thikë!”/ Zëdhënësi i Britney Spears mohon incidentin në restorant: Po priste hamburgerin!

15/05/2026
“Kishte një thikë!”/ Zëdhënësi i Britney Spears mohon incidentin në restorant: Po priste hamburgerin!

Një përfaqësues i Britney Spears ka reaguar ndaj raportimeve që pretendonin se këngëtarja shkaktoi tension në një restorant në Los Angeles, duke lehur dhe duke mbajtur një thikë në tavolinë. Në një deklaratë për revistën People, zëdhënësi i artistes i cilësoi përshkrimet e incidentit si “të ekzagjeruara dhe mashtruese”. Sipas raportimeve të publikuara nga TMZ, ngjarja dyshohet se ndodhi në restorantin Blue Dog Tavern, ku Spears ishte ulur me dy persona të tjerë. Burime të cituara nga media pretenduan se 44-vjeçarja nisi të bërtiste dhe të imitonte lehjet e qenve, ndërsa një kliente tha se ishte ndjerë e frikësuar.

Megjithatë, përfaqësuesi i këngëtares mohoi versionin e publikuar nga mediat, duke sqaruar se Britney Spears po darkonte qetësisht me asistenten dhe truprojën e saj. “Ajo thjesht po tregonte një histori për qenin e saj që po lehonte ndaj fqinjëve. Në asnjë moment nuk vuri askënd në rrezik me një thikë. Britney po priste hamburgerin e saj”, thuhet në deklaratë.

Sipas zëdhënësit, këngëtarja po përballet sërish me të njëjtin trajtim mediatik që, sipas tij, është përdorur prej vitesh ndaj saj. “Ky shënjestrim i vazhdueshëm për çdo gjë që bën është i njëjtë me atë që ndodhi 20 vite më parë, kur media përpiqej ta portretizonte Britneyn si një person problematik. Është qesharake dhe duhet të ndalojë”, shtoi ai. Ndërkohë, gazetari Jeff Sneider, i cili ndodhej në të njëjtin restorant, e përshkroi situatën si “një eksperiencë të çmendur”, duke shkruar në rrjetin social X se disa klientë ishin trembur nga sjellja e artistes.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Britney Spears publikoi në Instagram foto dhe video nga ajo që e quajti një “udhëtim shpirtëror”, ku shfaqej me një gjarpër të vogël në duar. Në postimin e saj, këngëtarja shkroi se gjarpërinjtë simbolizojnë “shëndet të mirë, vetëdije dhe fat”, ndërsa foli edhe për përpjekjet e saj për të qenë më e kujdesshme me veten dhe shëndetin mendor.

Në fillim të majit, avokati i saj Michael A. Goldstein pranoi fajësinë në emër të artistes për drejtim të pakujdesshëm mjeti, pas arrestimit të saj në mars në Kaliforni. Sipas vendimit të gjykatës, Britney Spears u dënua me 12 muaj lirim me kusht, një ditë burg të konsideruar të kryer, si dhe një gjobë prej 571 dollarësh. Ajo u urdhërua gjithashtu të ndjekë një program rehabilitimi për drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur dhe të zhvillojë takime të rregullta me psikolog dhe psikiatër.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al