Një 46 vjeçar i cili nëntë vite më parë vrau bashkëshorten është arrestuar për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 18 vitesh. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2009, në fshatin Armen kur Maksim Hodaj vrau bashkëshorten e tij më 4 qershor të këtij viti.
Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.









