• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kjo nuk është makina që dua”, shpërthimi që solli ndryshimin te Norris

29/10/2025
“Kjo nuk është makina që dua”, shpërthimi që solli ndryshimin te Norris

Shkruhet “inerci” dhe lexohet “presion”, ndërsa të dyja këtij fjalë qëndrojnë mbi shpatullat e Lando Norrisit pas Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1. Piloti britanik, edhe pse në pamje të parë nuk u prit me shumë entuziazëm nga vendasit, ai u bë protagonist absolut në tokën meksikane, duke shlyer zhgënjimet e javëve të fundit, që nisën me rrëzimin në Zandvort dy muaj më parë.

Atje, në Çmimin e Madh të Holandës, Norris u tradhtua nga makina e tij dhe humbi terren të madh ndaj shokut të skuadrës, Oskar Piastri. Pas fitores në Hungari, Lando kishte hyrë në pushime me moral të lartë, por u rikthye në pistë përballë makthit më të keq të mundshëm. Në Holandë, njëvendëshja e la në baltë, dhe siç shpjegoi vetë ai pas triumfit në Meksikë, është pikërisht besimi i rifituar me MekLaren “MCL39” që ka qenë çelësi i suksesit të tij aktual.

Tashmë, të gjitha pritshmëritë dhe presioni janë mbi supet e tij. “Tani ndjej shumë më tepër kontroll mbi makinën, dhe gjithçka varet prej saj. Vitin e kaluar kisha një ndjesi të shkëlqyer me makinë. Këtë vit e pata shumë të vështirë ta kuptoja. Gjatë eventit në Singapor, u ulëm për gjysmë ore dhe u thashë: ‘Djem, kjo është saktësisht makina që nuk dua. Kjo është arsyeja pse nuk po fitojmë më gara dhe nuk do të fitojmë nëse vazhdojmë me një makinë që nuk më jep atë që më duhet’. Në Meksikë skuadra më doli në krah dhe rezultatet u panë menjëherë. Ka qenë kaq e thjeshtë. Në fillim të sezonit pata edhe dyshime për veten time. Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin makinës, sidomos kur me të njëjtën makinë Oskar po fitonte. E fundit që doja ishte të përdorja këtë si justifikim.

Thjesht nuk po e gjeja mënyrën që ta përshtatja makinën me stilin tim. Tani, më në fund, ia dola”, shprehet lideri i ri i kampionatit. Nga fjalët e Norris mund të kuptohet se kthesa e tij pas Singaporit, dy gara më parë (mes tyre Ostin, ku ai u rendit i dyti pas një dueli të gjatë me Lëklerkun), ka sjellë një ndryshim të qartë drejtimi brenda MekLarenit, që ndoshta ka ndikuar edhe te Piastri. Piloti australian, që kishte fituar në fund të gushtit në Zandvort, pikërisht gara fatale për Landon, prej gjashtë garash nuk ka arritur të qëndrojë përpara shokut të skuadrës. Norris e konfirmon këtë trend dhe nëse vazhdon kështu, titulli duket në duart e tij. Inerci apo presion? Në çdo rast, zgjedhja e drejtimit të duhur në kthesë është vendimtare. “Mendoj që një garë e mirë nuk do të thotë asgjë, ndërsa dy, tre apo katër radhazi, po”, deklaron Norris.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Juve i rikthehet pistës Xhaka, Spalletti e kërkon me çdo kusht
Sport

Juve i rikthehet pistës Xhaka, Spalletti e kërkon me çdo kusht

18/11/2025
Torturë dëmtimesh, “The Sun” shtron pyetjen: A është ky fundi i Brojës?
Sport

Torturë dëmtimesh, “The Sun” shtron pyetjen: A është ky fundi i Brojës?

18/11/2025
Sport

Cristiano Ronaldo takohet sot me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë

18/11/2025
Tenis/ Tërhiqet Alcaraz, numri 1 i botës nuk do të marrë pjesë në Kupën Davis
Sport

Tenis/ Tërhiqet Alcaraz, numri 1 i botës nuk do të marrë pjesë në Kupën Davis

18/11/2025
Derbi po afron, Çalha VS Modriç, dueli i mesfushës përcaktues në sfidën Inter-Milan
Sport

Derbi po afron, Çalha VS Modriç, dueli i mesfushës përcaktues në sfidën Inter-Milan

18/11/2025
U dëmtua ndaj Anglisë, Hysaj “tradhton” Sarrin
Sport

U dëmtua ndaj Anglisë, Hysaj “tradhton” Sarrin

18/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juve i rikthehet pistës Xhaka, Spalletti e kërkon me çdo kusht

Juve i rikthehet pistës Xhaka, Spalletti e kërkon me çdo kusht

18/11/2025
Torturë dëmtimesh, “The Sun” shtron pyetjen: A është ky fundi i Brojës?

Torturë dëmtimesh, “The Sun” shtron pyetjen: A është ky fundi i Brojës?

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al