• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kjo seancë, shkalla më e lartë e paligjshmërisë”/ Navalny del para gjykatës (Video)

18/01/2021
“Kjo seancë, shkalla më e lartë e paligjshmërisë”/ Navalny del para gjykatës (Video)

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny ka dalë para një gjykate në Khimki, vetëm një ditë pasi u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Moskës, pasi erdhi nga Gjermania, ku u trajtua për helmim. “Gjykimi i Alekseit po ndodh tani në Khimki, në ndërtesën e Departamentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha zëdhënësja e Navalnyt, Lora Yarmysh në një postim në Twitter. Ajo ka postuar po ashtu një video të Navalnyt ku ai ka thënë se kjo seancë dëgjimore është “shkalla më e lartë e paligjshmërisë”.
“Kam parë drejtësi tallëse shumë herë, por këtë herë, plaku në bunker duket aq i frikësuar, saqë Kodi Penal është shqyer dhe është hedhur poshtë”, tha Navalny në video, duke bërë dukshëm një referencë për presidentin Putin.

Алексея из зала «суда» pic.twitter.com/Dqsa4x0qrz
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) January 18, 2021

Pala mbrojtëse e Navalnyt tha se është njoftuar në minutat e fundit për këtë seancë dëgjimore. Policia e arrestoi Navalnyn, 44 vjeç, më 17 janar, teksa ai po kryente kontrollin e pasaportës në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania. Avioni me të cilën Navalny udhëtoi për në Moskë paraprakisht ishte planifikuar që të ateronte në aeroportin, Vnukovo. Por, autoritetet e mbyllën këtë aerport për fluturime hyrëse. Pas kësaj, avioni me Navalnyn zbriti në aerportin, Sheremetyevo, ku dhe ai u ndalua. Dhjetëra mbështetës të Navalnyt dolën më 17 janar në aerportin Vnukovo për ta pritur atë. Autoritetet ruse tha se këto tubime ishin të paligjshme dhe dhjeëtra persona u arrestuan.
Në Gjermania Navalny u trajtua për disa muaj, pasi në gusht të vitit të kaluar u helmua, helmim për të cilin, Navalny ka thënë se është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Që prej se është ndaluar, Navalny nuk ka pasur mundësi të komunikojë me avokatin e tij. Pala e tij mbrojtëse tha se u është mohuar që të kenë qasje te Navalny dhe se ata nuk e dinë se në çfarë gjendje ndodhet ai. Më herët gjatë 18 janarit, drejtori i Fondacionit Anti-korrupsion të Navalnyt, Ivan Zhdanov, tha se opozitari rus po mbahej në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Khimki, në periferi të Moskës.
Autoriteti korrektues i Rusisë, FSIN, tha se Navalny është ndaluar sepse ai ka bërë një “sërë shkeljes” së pezullimit të një dënimi të mëhershëm lidhur me përvetësim fondesh. Për këtë shkelje, Navalny mund të dënohet deri në tre vjet e gjysmë burgim. Liderët perëndimorë kanë kritikuar Moskën zyrtare pas arrestimit të Navalnyt dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar ndalimin e Navalnyt. Ndërkaq, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “autoritetet ruse duhet ta lirojnë menjëherë atë”. Ajo po ashtu përsëriti thirrje e Brukselit që për helmimin e Navalnyt, që për pak i mori jetën, të kryhet një hetim i pavarur. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov kërkoi nga Perëndimi të merret me problemet e veta. Sipas tij, reagimet e politikanëve perëndimor lidhur me ndalimin e Navalnyt “i lejojnë atyre të mendojnë se po e bëjnë këtë që të shpërqendrojnë vëmendjen nga krizat e thella që modeli liberal i zhvillimit gjendet”.
Ndërkaq, organizata Amnesty International tha se Navalny është “një i burgosur i ndërgjegjes”. Në gusht të vitit të kaluar, Navalny ishte sëmurë gjatë një udhëtimi me avion nga qyteti Tomsk për në Moskë. Ai më pas u dërgua për trajtim për helmim në Gjermani. Testet e kryera në laboratorë të shteteve perëndimore erdhën në përfundim se Navalny është helmuar me agjentin nervor, Noviçok. Rusia ka mohuar se qëndron prapa helmimit të Navalnyt, kritikut më të zëshëm të Putinit./REL

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

02/05/2026

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al