• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kledi Kadiu: Kam bërë çmos që të mos kuptohej se isha shqiptar, ju rrëfej punën time si murator në Itali

07/12/2020
Kledi Kadiu: Kam bërë çmos që të mos kuptohej se isha shqiptar, ju rrëfej punën time si murator në Itali

Kledi Kadiu, i njohur tashmë si një ndër balerinët shqiptarë që ka korrur sukses në Itali, a rrëfyer fillimet e tij në vendin fqinj. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Kadiu e nisi rrëfimin e tij duke deklaruar se si ai edhe Ilir Shaqiri kanë bërë çmo që të mos kuptoheshin që ishin shqiptarë, duke pasur parasysh p[aragjykimet që ekzistonin në atë kohë për abashkëatdhetarët tanë.

“Bënim çmos që mos e kuptonin që ishim shqiptarë. Mënyra e vetme për t’i bërë ballë kritikave ishte me talentin dhe dëshirën për të arritur majat duke mbajtur të fshehtë origjinën. Vitet 90 ishin pak ndryshe përsa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punomin në transmesionin Buona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonin që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar,”- tregon Kledi.

Por nuk ka nisur gjithçka në televizion për balerinin. Kadiu rrëfeu gjithashtu se vështirësitë që kalon njeriu në jetë e bëjnë atë të dijë vlerën e suksesit dhe të ketë një mendim krejt tjetër për të ardhmen. Balerini shtoi se ka punuar edhe si murator në Itali, madje edhe ndihmës murator.

“Në Itali ishin sakrifica të tjera, sakrifica larg prindërve në moshë shumë të re, eksperienca e parë që nuk dije si ta përballoje jetën e një emigranti në fillimet e saja. Punimet e ndryshme jo vetëm në zanat por dhe në punë të tjera për ti bërë ballë jetës . Kam punuar si murator, ndihmonim personat që kishin nevojë për të ndërtuar. Ja gjithë këto janë sakrifica, por këmbngulja dhe pasioni kur ke për zanatin kalon çdo gjë dhe sot të duken sikur ke kaluar një urë me shumë pengesa të vogla. Besoj se kjo është një nga mënyrat si e koncepton dhe jetën e ardhshme. Sepse një person që ka kaluar një urë me mundime të mëdha nga të gjitha aspektet ka një mendim të ndryshëm sa i përket suksesit dhe jetës aktuale,”- shtoi ai.

Sot Kadiu jetën e tij e ka ndërtuar në Itali bashkë me familjen. Në vendin tonë, ai bashkë me Ilir Shaqirin njihen si dy balerinët që çanë emigracionin për të kapur televizionet italiane.

Related Posts

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro – Balkanweb.com – News24

Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro

08/10/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

Elbasani kërkon serinë e fitoreve, Vora pikënisja e verdhebluve – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al