Jurgen Klopp ka mbrojtur politikën e tra nsferimeve të Liverpool, duke këmbëngulur se klubi i tij nuk mund të “sillet si Chelsea”, pasi gradualisht ka ndërtuar një ekip fitues të titullit dhe Champions-it. “Reds” e fituan titullin e tyre të parë në Angli pas tri dekadash, sezonin e kaluar, duke përfunduar 18 pikë para Manchester City. Pasi “agjëroi” gjatë tri sezoneve të para në “Anfield”, Klopp fitoi katër trofe në dy vitet e fundit, përfs hirë Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.
Liverpool ka investuar shumë për lojtarë si Sadio Mane, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Alisson, gjatë rrugës, por i ka ekuilibruar vazhdimisht bilancet përmes shitjeve të lojtarëve të tjerë. Përveç Kostas Tsimikas, i cili u tran sferua në Merseyside nga Olympiacos për 11 milionë £ muajin e kaluar, Klopp nuk ka bërë goditje në merkaton e kësaj vere. Në ndryshim, rivalët e Premier League janë forcuar në mënyrë të konsiderueshme. Chelsea “ka th yer ba nkën”, duke blerë gjashtë lojtarë të rinj në total. Megjithatë, trajneri gjerman është i bindur se të tijtë nuk kanë nevojë ta ndryshojnë qasjen e tyre në mënyrë që të ruajnë suksesin e fundit.
Duke folur për “BBC Radio Five Live”, Klopp nënvizoi: “Klubet janë në situata të ndryshme. Ne po jetojmë një pasiguri mbarë botërore prej pandemisë. Për disa klube duket se nuk është fort e rëndësishme pasiguria për të ardhmen. Kjo ndodh ngaqë janë në pronësi të vendeve apo oligarkëve të ndryshëm. Kjo është e vërteta. Ne jemi një lloj klubi tjetër, që arritëm finalen e Champions-it dy vite më parë, e fituam atë vitin pasues, ndërsa sezonin e kaluar triumfuam në Premier League.
Pra, kemi një filozofi tonën të punës, nuk mund ta ndryshojmë atë brenda natës dhe të themi: Tani duam të sillemi si Chelsea. Gjithmonë duam ta përmirësojmë skuadrën, por ka mënyra të ndryshme. Një mënyrë është të nënshkruajmë me lojtarë të rinj. Mënyra tjetër është të punojmë së bashku, t’i përmirësojmë gjërat përmes korigjimit të defekteve. Ky është futbolli. Askush nuk dëshiron të flasë për stërvitje, vetëm për nënshkrime”.
I pyetur nëse do të ketë prurje të reja në “Anfield” këtë verë, Klopp u përgjigj: “Unë jam në Liverpool prej gati pesë vitesh dhe nëse diçka do të ndodhë, do të ndodhë. Ka kaq shumë thashetheme nëpër gazeta, lexoj gjëra qesharake në emrin e klubit tonë. Ne ishim mjaft të mirë në të kaluarën, ndaj ndihem i qetë. Kemi marrë vendimet e duhura, qoftë për të mbajtur të njëjtin grup, qoftë për të sjellë dikë të ri në një pozicion specifik”.