• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër

24/02/2020
KLP cakton drejtuesin e përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi që Ollga Visi, të caktohet përkohësisht në funksionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë. Po ashtu Këshilli vendosi gjithashtu që Ollga Visi, të ushtrojë detyrën si Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, përkohësisht nga data 24.02.2020 – 23.05.2020.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, KLP vendosi me shumicë votash edhe miratimin për caktimin e përkohshëm të Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Ndërsa me 10 vota pro dhe 1 në mungesë (zoti Bujar Sheshi), KLP vendosi ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të Francesk Ganaj, si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ku e ka emërimin.

Para Këshillit janë prezantuar opinionet për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Midis 2 kandidaturave, Këshilli miratoi me 10 vota pro, opinionet për kandidimin e Mirela Kapo.

Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli ka miratuar projekt vendimi për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore duke kaluar për miratim kriteret për aplikim për këtë pozicion mjaft të rëndësishëm.

Në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores, ku shorti ka përzgjedhur z. Besnik Cani dhe z. Tartar Bazaj.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenal “arratiset” në Angli, por Arteta frenon: Jemi ende në tetor

Champions, trajneri i Arsenalit: I kam idetë e qarta për Leverkusenin, do tregojmë veten

17/03/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Mbështetësit e Dinamos dalin kundër klubit: Dështoi ekipi, dështoi trajneri, dështoi presidenca! Edhe Vora ka më shumë tifozë

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al