Besiktas ka mbetur pa trajner, pasi Sergen Yalçın është larguar nga pankina. Besiktas ka bërë me dijen lajmin për Yalçin, i cili, në shenjë respekti, madje ka vendosur që të heqë dorë nga një shumë parash që klubi i kishte borxh.
“Falënderojmë Sergen Yalçın për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në vijim.”
Sergen Yalçın mori drejtimin e Beşiktaş kur skuadra kishte 6 pikë në javën e dytë dhe e mbyllën kampionatin në vendin e 4-t me 60 pikë”- shkruan klubi. Kujtojmë që te Besiktas luajti si i huazuar mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.








