Legalizimi i kanabisit mjekësor ka qenë artikuluar kohë më parë nga Koço Kokëdhima, nga partia “Zgjidhja”, ndërsa dy dite me pare kryeministri Rama u shpreh se synon që ta kalojë në parlament para mbylljes së këtij sesioni. Në një lidhje në A2, Kokëdhima u shpreh se ka qenë i inspiruar nga dy gjera.
“Më kthyet në debatet e vitit 2014. Unë kam qenë inspiruar nga dy gjera. Së pari, nga potenciale i madh i kanabisit mjekësor, si një treg me një rritje të shpejtë dhe një të ardhme të madhe. Së dyti, nga mjerimi i madh i bujqësisë së fermerëve shqiptarë, të cilët ishin të gënjyer dhe të braktisur nga politikat e qeverisë. Në atë kohë, qeveria nxiti njerëzit që paguan në media, të gjithë servilët dhe lakenjtë e saj, u përpoq ta përdorte fushatën time për kanabizimin e Shqipërisë. Unë nuk kam merak se vjedhin idetë e mira, pasi ato janë sheshit. Janë eksperiencat e njerëzimit dhe ne mund të mësojmë prej tyre. Ata e përdorën kundër meje dhe familjes time këtë ide. Janë bërë shumë insinuata, se ka pasur marrëveshje mes meje dhe Ramës, por ai ka qenë kundër. Sot, unë nuk ndjehem i vjedhur, por Shqipëria është e vjedhur”.
Por pse kryeministri Rama e hodhi tani këtë ide?
“Nuk e di pse Rama ka ndryshuar qëndrim. Por, unë di se ekonomia jonë do të bjerë në kolaps, është çështje muajsh që të përfundojë në vdekje klinike. Kryeministri jonë është i pasinqertë. Ai thotë se ka një vit që punon për legalizimin e kanabisit medikal. Nëse shohim mënyrat se si kanë vepruar shtetet e tjera, asnjë nuk ka punuar në mënyrë të fshehtë. Është promovuar ideja, janë ngritur grupe pune. Nëse ky proces nuk ka transparencë, nuk do të bëhet në mënyrën e duhur dhe Shqipëria mund ta humb edhe tani këtë mundësi”, u shpreh Kokëdhima./ A2