• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kodi zgjedhor çohet në Gjykatë Kushtetuese, deputeti Murrizi: U heq të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë direkte

30/12/2020
Kodi zgjedhor çohet në Gjykatë Kushtetuese, deputeti Murrizi: U heq të drejtën shqiptarëve të zgjedhin me votë direkte

Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin, është e para që shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas bërjes së saj funksionale.
Dje, Bindja Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Përmes një njoftimi, Bindja Demokratike bën me dije se në dokumentin e dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet antikushtetutshmëria e formulës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cenon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në Kushtetutë.
“Tani mbetet në dorë në Gjykatës Kushtetuese për ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë, në mënyrë që t’i paraprihet aplikimit të Kodit Elektoral përpara zgjedhjeve të 25 prillit”, tha Topollaj.
Edhe Murrizi ankimoi mënyrën si ndahen mandatet. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme pasi doli nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vetëm pak ditë që është bërë funksionale, por jo me kuorum të plotë, Murrizi ftoi edhe drejtues të tjerë të partive opozitare që të ndërmarrin të njëjtin hap.

“Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tri palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutralitetin e kësaj Gjykate. Do të ftoja subjektet politike që ta kundërshtojnë këtë Kod Zgjedhor dhe t’i bashkohen kërkesës sime, ftoj edhe zonjën Topalli, që në rast se nuk kanë karamelen në fyt, të na bashkohen. I bëj thirrje dhe zonjës Kryemadhi që të na bashkohet, pasi Ilir Meta u fut në grevë urie në vitin 2008 për ndryshimet e njëanshme në Kod”, tha Murrizi.

NENI 163 I KODIT ZGJEDHOR
Ky nen i ligjit të zgjedhjeve parashikon se si ndahen mandatet pas përfundimit të votimeve.
“Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore përkatëse. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve, që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse”, thuhet në pikën 1 dhe dy të nenit në fjalë.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show

29/10/2026
Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley

Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al