Policia e Athinës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë me sasi të konsiderueshme kokaine.
Arrestimet janë kryer në dy operacione të ndryshme. Në operacionin e parë në pranga u vu një 38-vjeçar, pasi në makinën e tij u gjetën 2 kg e 15 gram kokainë.
Në operacionin e dytë u arrestua një tjetër 38-vjeçar në banesën e të cilit u gjetën 3 pako me 1 kg e 321 gram kokainë, 1 pistoletë, 38 fishekë, 2 peshore dhe 1 makinë. Emrat e tyre nuk bëhen me dije ende.