• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm

25/03/2024
Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm

Kili ka lënë një traumë të fortë mbi të gjithë te tifozët, sepse lojtarët nuk duket se e kuptuan mirë atë që bënë përpara 15 mijë tifozëve kuqezinj në Parma. E kështu, pas sfidës demoralizuese 0-3 me amerikano-jugorët, kuqezinjtë zhvilluan edhe një seancë të lehtë stërvitore në ‘Ennio Tardini’, përpara se të udhëtonin drejt Suedisë. Nisja është bërë pasdreken e djeshme, ndërsa në Stokholm sot janë programuar konferenca zyrtare për shtyp e teknikut Sylvinho dhe stëvitja e fundit para ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor. Sidoqoftë, ndryshime do të ketë, duke filluar nga porta. Nëse Berisha nuk ja del, gati është Kastrati, i vetmi nga portierët që luan titullar.

Në seancën e fundit në Itali, lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Sylvinho nuk mund të jetë i kënaqur nga ajo që pa me Kilin, zhgënjyes pothuaj të gjithë, me ndonjë sinjal interesant nga Muçolli e me garancitë e zakonshme të Gjimshitit që nuk mjaftojnë, duke parë se prapavija fuste ujë nga të gjitha anët.

Përpra Suedisë, tekniku sipas komunikimeve të pas ndeshjes, ka ndërmend të bëjë lëvizje të forta. Manaj e Broja mund të kenë shansin e tyre edhe njëherë (“është e pamundur ti vlerësoj me kaq minuta”), por lojtarët para se gjithash duhet të lënë pas egocentrizmin që po i kondicionon karrierën. Koha për Kumbullën nga minuta e parë, me Mihajn që pothuaj e përjashtoi veten nga 23 e Europianit, i keqtrajtuar nga Vargas, Sanchez e Bolados.

Mesfusha do të ketë të njëjtët protagonistë, me ndryshim të Muçit, që mund të marrë vendin e Bajramit, dukshëm jashtë forme dhe jo mirë psikologjikisht. Pëpara Hoxha e Muçolli mund të kenë mundësinë e tyre, ndërsa Broja e Manaj do të diskutojnë vendin në majën e sulmit. Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

Related Posts

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Sport

VIDEO/ Gjuajti me shuplakë rivalin, MLS gjobit Messin

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al