• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

16/12/2025
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Vllaznia është gjobitur me 50 mijë lekë. 50 mijë lekë gjobë edhe për Tiranën, pasi nuk ka respektuar detyrimet dhe përgjegjësitë. Nuk shpëton dot as Teuta.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 16.12.2025

 

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezje mjetesh piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të përgjegjësive në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke lejuar persona të paautorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Iliria, për mosrespektim të përgjegjësive në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, ku janë përdorur kore fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të Kodit të Etikës dhe Disiplinës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Iliria urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

 

Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 15, datë 05.12.2025, në bazë të neneve 14/1/k dhe 29/1/d të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 10 (dhjetë) ndeshjesh.

Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 15, datë 05.12.2025.

 

Zyrtari i KF Iliria, Petrit Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Skënderbeu, Mario Gjata, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Laçi, Taleb Khalil, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FK Kukësi, Florian Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Lushnja, Mario Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Tirana U-16, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i KF Vllaznia U-16, Ali Shpuza, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Vllaznia U-16, Khaled Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FC Kinostudio U-16, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së mosplotësimit të masave të nevojshme të sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjeve, të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Aldo Vangjeli. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 21, datë 21.11.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez
Sport

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League
Sport

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Dinamo siguron vendin e katërt, iu “dhuron” Europën rivalëve

07/05/2026
VIDEO/ Nuk preferohet nga Sylvinho, Seferi takohet me golin në Turqi
Sport

VIDEO/ Gol me peshë në ndeshjen për ngjitjen në elitë, Seferi lë gjurmë në Turqi

07/05/2026
“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit
Sport

“As unë s’do paguaja aq shumë”, Trump për çmimin e biletave të Botërorit

07/05/2026
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Vllaznia në krizë në momentin vendimtar, mbledhje urgjente te kuqeblutë pas disfatës me Tiranën

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al