• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis punën për gjetjen e kandidatëve për 6 marsin, sytë nga aleatët e Bashës

20/01/2022
Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis punën për gjetjen e kandidatëve për 6 marsin, sytë nga aleatët e Bashës

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë nisur të parin proces përzgjedhjeje kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso sqaron se deri në 30 janar kandidatët dhe degët në 6 bashki të vendit do të kenë mundësi të regjistrojnë emrat që do t’i nënshtrohen procesit të selektimit.

“Me vendim të Komisionit të Rithemelimit është vendosur çelja e procesit të primareve. Për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 6 Marsit”, thotë ai.

Pa logon zyrtare të PD por të bindur se kanë shumicën brenda PD, Komisioni i Rithemelimit është gati t’i marrë PD aleatët me të cilët ishte në aleancë në zgjedhjet e 25 prillit, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Jemi në kontakt me të gjithë ata që garuan në zgjedhjet e fundit lokale kundër PS dhe Ramës. Jemi konfident dhe besimplotë që nesër apo pasnesër të kemi një përfundim me secilin aleat”.

Kreu i PAA, Agron Duka pranon se ka takuar Berishën por tregohet i kujdesshëm të flas për një aleancë me të.

“Me Bashën nuk jemi takuar. Nuk kemi asnjë lloj ftese. Gjasat janë që nuk do ketë takim. Sepse për një javë fillojnë regjistrimet. Nga zoti Berisha kemi pasur takim Unë personalisht e kam takuar. Kemi vendosur të mbështesim një kandidaturë që na duket më e përshtatshme për një bashki të caktuar.

Kjo mund të jetë e një grupi apo edhe një grupi tjetër. Bërja e një koalicioni me Bashën tashmë nuk është se kemi ndonjë kërkesë, por me Berishën që kemi një farë kërkese nuk i ndihmon bashkimit, por i ndihmon përçarjes”, shprehet Duka.

Por në kushtet kur KQZ njeh zyrtarisht Lulzim Bashën nën logon e PD, si do të regjistrohet në këto zgjedhje Komisioni i Rithemelimit?

“Ka shumë modalitete si kandidatët tanë mund të regjistrohen”, thotë Ivi Kaso.

Formula e konsesusit që kreu i LZHK, Dashamir Shehi propozoi një ditë më parë ishte ngritja e një komisioni me përfaqësim të gjerë opozitar për të zgjedhur vetëm një kandidat në opozitë./abc

Related Posts

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spektakël i Dinamos, mund me përmbysje Elbasanin. “Nëndetësja” triumfon 4:1 në “Air Albania”

VIDEO/ Spektakël i Dinamos, mund me përmbysje Elbasanin. “Nëndetësja” triumfon 4:1 në “Air Albania”

04/04/2026
Greta Kazazi flet për përplasjen me Juelën: “Kam duruar shumë dhe më ishte bërë pak e lodhshme”

Greta Kazazi flet për përplasjen me Juelën: “Kam duruar shumë dhe më ishte bërë pak e lodhshme”

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al