Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, në mbledhjen e fundit të zhvilluar më 23 qershor, ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2026-2027.
Kampionati “Abissnet Superiore” pritet që të ngrejë siparin të shtunën 22 gushtit dhe të përfundojë më 9 maj 2027.
Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 5 shtator 2026 dhe të përfundojë më 2 maj 2027.
Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 27 dhjetor 2026.
Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 16 shtator 2026 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 12 maj 2027.
Kampionati i vajzave është planifikuar të nisë më 19 shtator dhe të përfundojë më 2 maj 2027.
Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027:
- Kampionati “Abissnet Superiore” të fillojë më datë 22.08.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027
- Kampionati “Kategoria e Parë” të fillojë më datë 05.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027
- Superkupa e Shqipërisë të luhet më 27.12.2026
- Kupa e Shqipërisë të fillojë më datë 16.09.2026 dhe të mbarojë në datën 12.05.2027
- Kampionati “Kategoria e Dytë” të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 25.04.2027
- Kampionati “Kategoria e Tretë” të fillojë më datë 11.10.2026 dhe të mbarojë në datën 18.04.2027
- Kampionati i vajzave të fillojë më datë 19.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027
- Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-19, U-18 dhe U-17 të fillojë më datë 06.09.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027
- Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-16 dhe U-15 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027
- Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-19 dhe U-17 të fillojë më datë 13.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027
- Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-16 dhe U-15 dhe U-14 të fillojë më datë 04.10.2026 dhe të mbarojë në datën 01.05.2027
- Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 15.05.2027
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








