• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kompania amerikane: Shqipëria qendër energjitike në rajon

17/04/2022
Kompania amerikane: Shqipëria qendër energjitike në rajon

Në një moment që Europa kërkon të diversifikojë burimet e saj të gazit për të reduktuar varësinë nga Rusia, Shqipëria mund të jetë një lojtar kyç në sektorin e gazit në Evropë dhe mund të kthehet në një qendër energjetike shkruan portali grek Euroactiv.
Sipas artikullit në fjalë kompania amerikane Excelerate Energy Inc planifikon Shqipërinë si në vend që mund ti ofrojë gaz dhe produkte energjitike pjesës tjetër të rajonit në mes të krizës globale të energjisë.
Kompania do të sigurojë termocentrale lundruese në Shqipëri, duke e lejuar atë të prodhojë energji elektrike, të nxisë prodhimin dhe të rrisë eksportet, ndërsa po punon edhe me Exxon Mobil Corp për të ndërtuar një projekt për konvertimin e gazit natyror të lëngshëm në energji elektrike në Vlorë.
I pyetur nga Bloomberg për termocentralet lundruese ,kreu i kompanisë Excelerate Steven Kobos thekson (kam cuar foto me fjalet e tij) – “Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë. Natyrisht ne shpresojmë që kjo do të çojë në mundësinë për të ofruar dhe shitur gaz në Evropë.”
Euroactiv thekson se Shqipëria është aktualisht e varur nga energjia hidroelektrike dhe importon lëndë djegëse fosile. Megjithatë, pa kapacitet depozitues ajo u shitet vendeve të tjera gjatë muajve kryesorë të prodhimit – pranverës dhe fillimit të verës. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të blejë energji nga lëndët djegëse fosile në dimër për të plotësuar kërkesën.
Qeveria – thotë artikulli- vazhdon të japë leje për hidrocentrale, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se ndryshimet klimatike ,rritja e temperaturave dhe keqmenaxhimit në dekadat e kaluara, i bëjnë liqenet që përdoren për energjinë hidroelektrike të funksionojnë me kapacitet të kufizuar dhe shpeshherë ulja e nivelit të ujit, kërcënon situatën tashmë të pasigurt energjetike.
Ndaj në këtë moment që vendi planifikon të ndërtojë më shumë hidrocentrale në veri dhe projekte gazi në jug, mund të shfrytëzohen ndërlidhjet në rajon si projekti midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me një kapacitet 400 kV që është tashmë në ndërtim e sipër, rikosntruksioni i lidhjeve energjetike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe një plani të veçantë për një linjë të re transmetimi energjie me Kosovën, që së bashku me termocentralet lundruese dhe stacionet e gazit të lëngshëm të kompanive amerikane, do ti japin vendit një strategji të re energjitike.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Reali “torturon” City në Champions, PSG e Chelsea dhurojnë spektakël

VIDEO/ Reali “torturon” City në Champions, PSG e Chelsea dhurojnë spektakël

11/03/2026
Pas deklaratës për Selin, gruaja i dërgon mesazh Mirit

Pas deklaratës për Selin, gruaja i dërgon mesazh Mirit

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al