• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konflikti për magazinën në Lazarat, flet biznesmeni që ‘mbrohej’ nga policia e Gjirokastrës: Nipi më vodhi pronën dhe më rrahu gruan (VIDEO)

21/01/2020
Konflikti për magazinën në Lazarat, flet biznesmeni që ‘mbrohej’ nga policia e Gjirokastrës: Nipi më vodhi pronën dhe më rrahu gruan (VIDEO)

Pak ditë më parë emisioni ‘Stop’ bëri publik konfliktin mes familjes Buzheri në fshatin Lazarat, ku u denoncua gjithashtu fakti se policia e Gjirokastrës ishte në shërbim të Islam Buzherit si eskortë private.  Sot biznesmeni i akuzuar për grabitjen e pronës së vëllait ka dhënë versionin e tij të ngjarjes për Report Tv. Islam Buzheri pretendon se nipi i tij, Alfons Buzheri, person me precedentë penalë, i ka zaptuar pronën e tij, një magazinë që prodhon profile alumini në Kordhocë të Gjirokastrës.

Përplasjet mes tyre vijojnë prej 5 muajsh dhe kanë arritur deri aty, sa Islam Buzheri pretendon se nipi i ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit e ndaloi të futej në ambientet e magazinës. Teksa bën publik shqetësimin e tij në Report Tv, Buzheri thotë se zotëron certifikatë pronësie për magazinën, ndërsa nipi i tij – thotë ai- është duke e shfrytëzuar pa të drejtë biznesin duke shitur edhe materialet.

“Prona ime është uzurpuar nga Alfons Buzheri këtu e 5 muaj, i cili është i njohur në botën e krimit. Ai vazhdon të shesë mallin e magazinës dhe ta vjedhë atë. Dua të theksoj që kjo pronë që ai pretendon se është e atij është e imja,nuk ka lidhje as me të as me babain tim. Kjo pronë është blerë nga xhaxhai im me kontratë shit-blerje dhe është marrë në 2001 para krijimit të subjektit Gjibu shpk, që ai pretendon. Unë kam marrë dhe certifikatë pronësie. Kërkoj që prona ime të lirohet nga Alfons Buzheli sepse është uzurpuar në mënyrë të padrejtë nga ana atij. Kam vijuar rrugën gjyqësore, por ende nuk kemi bërë asnjë seancë”, tha Islam Buzheri.

Në 19 nëntor të 2019 bashkëshortja e Islam Buzherit dhunua dhe sipas denoncimit të bërë në polici, ajo akuzoi si autor nipin e bashkëshortit, Alfons Buzherin. Por 35-vjeçari nuk u ndalua për këtë ngjarje.

“Dhe veç kësaj, ka dhe akte dhune siç ishte rasti i dhunimit fizik të gruas time që u dërgua në spitalin e Gjirokastrës ku dhe sot e kësaj ditë nuk është marrë raporti mjeko-ligjor”, tha Islam Buzheri.

Alfons Buzheri është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2006-ën është shpallur fajtor për shkatërrim të pronës dhe u dënua me 118.000 lekë gjobë. Në vitin 2015 pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” si dhe “Armëmbajtje pa leje” i është caktuar masa “arrest me burg”, vepër për të cilën Buzheri u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar atij iu vendos 3 vite burg. Prokuroria i bëri rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë./ Report Tv

Skandali në ‘Stop’/ Policia e Gjirokastrës në shërbim privat të biznesmenit që grabiti vëllain (VIDEO)


Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Disiplinës merr vendimin, pezullohet trajneri i Superiores

Vendimet e Disiplinës, gjobiten klubet e Superiores

11/03/2026
Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

Asani stërvitet te Partizani, sulmuesi kuqezi ruan formën për Poloninë

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al