Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin së rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës dhe kaosit në Kapitol. Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden. Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.
“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot. Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, thaPence.
Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”
Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e vuri përgjegjësinë mbi presidentin Trump.
“Kjo do të jetë një njollë në vendin tone, jo aq lehtë për t’u zhdukur. Trashëgimia e fundit, e tmerrshme, e pashlyeshme, e pashlyeshme e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara”, tha ai./ VOA









