Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për Dean. Big Brother vendosi që në shtëpi të hynte babai i saj. Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha Deas se babai po e pret në dhomën e surprizave. Ai i tha vajzës së tij se të jesh vetvetja është gjëja më e vështirë në botë. Takimi mes tyre përcolli shumë emocione. Babai ndërkohë nuk e fshehu shijen e keqe që i kanë lënë komentet negative në rrjetet sociale për vajzën e tij.