• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kontradandë te dogana e Tre Urave, një i arrestuar nga Tepelena, nën hetim dogianeri

26/10/2017
Kontradandë te dogana e Tre Urave, një i arrestuar nga Tepelena, nën hetim dogianeri

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të kontrabandës me metrazhe.  Për këtë është arrestuar në flagrancë transportuesi i mallit, një 58-vjeçar nga Tepelena, ndërsa ka nisur hetimi ndaj një 33-vjeçari me detyrë doganier në pikën kufitare të Tre Urave në Përmet.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit  për këtë operacion.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me metrazhe,  2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohet të jetë futur kontabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një  rast të kontrabandimit të metrazheve.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

P.A., 58 vjeç banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregëtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar  mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.

Grupi hetimor, pas verifikimeve të para hetimore, sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”  parashikuar nga nenet 174 dhe 180 të Kodit Penal.

 Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me këtë rast kontabande, veprimet hetimore kanë vijuar nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër  ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit A.I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.

Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi P.A., i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal.

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al