Temperaturat përvëluese të korrikut duket se do shënojnë rënie sipas MeteoAlb. Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë gjatë pjesës së parë të ditës në gjithë territorin e vendit. Pasditja do të ketë vranësira kryesisht në zonat malore duke sjellë dhe rrebeshe shiu.
Gjatë natës, kthjellimet do të rikthehen sërish. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri ne 36°C. Era do fryjë lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.









