• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosi me milingona, një recetë e vjetër ballkanike habit shkencëtarët

08/10/2025
Kosi me milingona, një recetë e vjetër ballkanike habit shkencëtarët

Një traditë e lashtë fermentimi nga Turqia dhe Ballkani ka ngjallur interesin e shkencëtarëve nordikë. Studiues nga Universiteti i Kopenhagenit dhe Universiteti Teknik i Danimarkës kanë hetuar një metodë të pazakontë prodhimi kosi, për përgatitjen e të cilit përdoren milingona pylli dhe qumësht i ngrohtë. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore iScience, kërkuesit udhëtuan në Bullgari, ku antropologia me origjinë turke, Sevgi Mutlu Sirakova, i prezantoi me traditën e familjes së saj. Sipas rrëfimit të saj, procesi përfshin shtimin e disa milingonave të gjalla në një gotë me qumësht të ngrohtë, e cila më pas vendoset brenda një strofulle milingonash dhe lihet gjatë natës. Të nesërmen, qumështi trashet dhe thartohet, duke krijuar një lëng që ngjan me fazat e para të kosit.

Kosi me milingona, një recetë e vjetër ballkanike habit
Udhëheqësja e studimit, Leonie Jahn, nga Universiteti Teknik i Danimarkës, shpjegon se milingonat mbartin baktere acid-laktike dhe acid-acetike, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e qumështit. Gjithashtu, sistemi natyror mbrojtës i milingonave krijon një mjedis acid që favorizon zhvillimin e mikroorganizmave të dobishëm për fermentimin. “Milingonat nuk konsumohen vetë, por përdoren për të nisur kulturat e reja të kosit,” – thekson Jahn. Rezultati është një kos me shije paksa të athët, i cili, sipas studiuesve, ka diversitet më të madh bakterial sesa kosi industrial, duke ndikuar në shijen dhe strukturën përfundimtare të produktit.

Studiuesja Veronica Sinotte nga Universiteti i Kopenhagenit tregoi se ekipi përdori katër milingona të gjalla në një gotë qumështi, sipas udhëzimeve të xhaxhait të Sevgi-t. “Të nesërmen, qumështi ishte trashur dhe kishte marrë një aromë të ngjashme me kosin e freskët,” – tha ajo. Por eksperimenti tregoi se vetëm milingonat e gjalla janë efektive për fermentim. Milingonat e ngrira ose të thata nuk prodhonin të njëjtin rezultat, pasi bakteret aktive vdesin.

Pooor, mos e provoni në shtëpi!
Edhe pse metoda u vlerësua si interesante, studiuesit këshillojnë njerëzit të mos e provojnë në kushte shtëpie, pasi milingonat e gjalla mund të bartin parazitë që rrezikojnë shëndetin. “Kjo traditë është pjesë e trashëgimisë biokulturore të rajonit dhe tregon se si kultura dhe mikrobiologjia lidhen në mënyrë unike,” – shtoi Sinotte. Pas përfundimit të studimit, shkencëtarët bashkëpunuan me kuzhinierët e restorantit Alchemist në Kopenhagë, një lokal me yll Michelin, të cilët përfshinë “kosin me milingona” në disa pjata inovative: një djathë si mascarpone, një koktej special dhe një sanduiç akulloreje me kos milingonash.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndaloi në orën 2:20 të mëngjesit kur anija po fundosej, ora e artë e pasagjerit të Titanikut del në ankand për mbi 1 milion euro
Lifestyle

Ndaloi në orën 2:20 të mëngjesit kur anija po fundosej, ora e artë e pasagjerit të Titanikut del në ankand për mbi 1 milion euro

13/11/2025
Sot, Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim
Lifestyle

Sot, Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim

10/11/2025
“Ana e errët e inteligjencës artificiale”/ Jehona e ministres virtuale, media bullgare interviston spikeren e lajmeve të News24, Daljana Sejdia: Pyetjet që do t’i bëja Diellës
Lifestyle

“Ana e errët e inteligjencës artificiale”/ Jehona e ministres virtuale, media bullgare interviston spikeren e lajmeve të News24, Daljana Sejdia: Pyetjet që do t’i bëja Diellës

03/11/2025
Nëse doni ta shijoni bukën dhe të mos shëndosheni, duhet të dini këtë sekret
Lifestyle

Nëse doni ta shijoni bukën dhe të mos shëndosheni, duhet të dini këtë sekret

03/11/2025
Arti i të mos bërit asgjë! Në Korenë e Jugut gjetën “sportin” më të pamundur
Lifestyle

Arti i të mos bërit asgjë! Në Korenë e Jugut gjetën “sportin” më të pamundur

30/10/2025
Si të kujdeseni për freskinë e vajit të ullirit gjatë ditëve të nxehta
Lifestyle

Si të kujdeseni për freskinë e vajit të ullirit gjatë ditëve të nxehta

26/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi

14/11/2025

Suksesi i kombëtares, Bajrami: Ndeshje pozitive, edhe pse vuajtëm

14/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al