• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Java e 34-t e Albi Mall Superligës së Kosovës ka sjellë zhvillime të rëndësishme si në garën për Evropë, ashtu edhe në luftën për mbijetesë, derisa Malisheva siguroi matematikisht pjesëmarrjen në garat evropiane, Prishtina e Re dhe Ferizaj përfundimisht kanë humbur shpresat për mbetje në elitë dhe edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

Malisheva siguroi matematikisht pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës pas fitores bindëse 4:1 ndaj Drenicës në stadiumin “Liman Gegaj”. Pas pjesës së parë pa gola, Assane Diatta realizoi dy herë (55’, 81’), ndërsa Arlind Veliu dhe Xhemal Ibishi shtuan nga një gol tjetër. Kreshnik Uka shënoi golin e vetëm për mysafirët në kohën shtesë. Malisheva tashmë ka siguruar pozitën e tretë në tabelë dhe do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane së bashku me Dritën dhe Ballkanin.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini shënoi fitore ndaj kampiones së këtij edicioni, Dritës, me rezultat 2:0. Skuadra klinase kaloi në epërsi me golin e Besir Isenit në minutën e 19-të, ndërsa Altin Merlaku realizoi golin e dytë në minutën e 41-të. Dukagjinit iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje në pjesën e parë. Me këtë fitore, Dukagjini mbetet në pozitën e pestë me 45 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e gjashtë.

Në Suharekë, Ballkani fitoi ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:2, duke vulosur rënien e skuadrës kryeqytetase nga Superliga. Mysafirët kaluan dy herë në epërsi me golat e Nedim Mekiqit, por Ballkani reagoi përmes Giovanni Ribeiros, Anel Shabanaxhoviqit dhe Almir Kryeziut, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 87-të.

Një ndeshje dramatike u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, ku Prishtina dhe Ferizaj barazuan 3:3. Ky rezultat bëri që Ferizaj përfundimisht të humbë shpresat për mbetje në elitë. Prishtina kaloi e para në epërsi me Albin Krasniqin, ndërsa Ferizaj reagoi përmes Ruben Silva-Richards nga penalltia. Sulmuesi i talentuar Rin Ahmeti realizoi dy gola për prishtinasit, përfshirë edhe atë të barazimit në minutat shtesë, duke ia mohuar Ferizajt fitoren. Për vendasit realizuan edhe Betim Haxhimusa dhe Ade Ogunsi.

Fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë arriti Llapi, që triumfoi në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat 2:1. Arianit Hasani realizoi dy gola për llapjanët, në minutat 8 dhe 27, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht Armend Thaqi me një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 15-të. Llapi mbetet në pozitën e tetë me 43 pikë, ndërsa Gjilani bie në vendin e gjashtë me 45 pikë dhe tani rrezikon të mbetet në barazh.

Related Posts

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”
Sport

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
Trajneri i Elbasanit e pranon: Ndeshje e dobët, duhet të reagojmë!
Sport

Trajneri i Elbasanit e pranon: Ndeshje e dobët, duhet të reagojmë!

17/05/2026
Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga
Sport

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
VIDEO/ “Përgjaket” supersfida Elbasani-Egnatia, përplasje të forta mes tifozerive, ndërhyn policia

Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

Egnatia, Dede: Bravo skuadrës, por 0-4 është shumë!

17/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al