• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosova shpall të mërkurën ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë

02/07/2024
Kosova shpall të mërkurën ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Gjithashtu edhe në Shqipëri dita e sotme dhe e nesërmja janë shpallur ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Në vendim thuhet se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 88-vjeçare, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

Related Posts

Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026
Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryesore

Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës

14/10/2026
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Kryesore

Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave

14/10/2026
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Kryesore

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14/10/2026
Kryesore

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions

14/10/2026
VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al