• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KPA njihet me qëndrimet e palëve për hetimet e prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

24/02/2024
KPA njihet me qëndrimet e palëve për hetimet e prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit që të vlerësojë shkaqet e kohëzgjatjes së hetimeve në disa çështje të hetuara nga prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, si dhe evidentoi rrëzimin e disa kërkesave për pushim hetimi nga gjykatat. Çafka deklaroi se arsye e zgjatjes së hetimeve kishin qenë ngarkesa, numri i vogël i prokurorëve dhe transferimi i shpeshtë i tyre.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 23 shkurt me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të prokurorit Julian Çafka lidhur me ecurinë e hetimeve të kryera nga ky i fundit për disa çështje penale. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama renditi në fillim të seancës aktet e mbërritura nga prokuroria e Gjirokastrës dhe u kërkoi palëve të paraqesnin qëndrimet e tyre.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator 2021 pasi disa çështje të denoncuara nga publiku, ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera, si dhe dyshimet e ngritura nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nuk u gjetën penalizuese. Ndërkohë, KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019.

Bazuar në një denoncim ku ngrihen pretendime mbi profesionalizmin e prokurorit Çafka, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ushtroi ankim ndaj vendimit të KPK për konfirmimin e tij në detyrë.

Edhe gjatë procesit në Kolegj, ndaj këtij subjekti rivlerësimi u depozituan të tjera denoncime, për shqyrtimin e të cilave u vendos nga Kolegji që të administrohen dosjet e çështjeve penale të hetuara prej tij.

Komisioneri Ballhysa parashtroi qëndrimin e tij të detajuar për disa çështje të hetuara nga subjekti dhe kërkoi që Kolegji të vlerësonte shkaqet e kohëzgjatjes së hetimeve. Po ashtu, Ballhysa evidentoi disa raste të rrëzimit nga gjykata të kërkesave të prokurorit Çafka për pushim të hetimeve.

Prokurori Çafka deklaroi në seanca se ngarkesa e punës si pasojë e largimit të kolegëve gjatë viteve të fundit e kishte bërë të pamundur që të vijoheshin hetimet brenda një kohe objektive. Ai shtoi se vonesat kishin ardhur edhe si pasojë e karantinës gjatë pandemisë Covid 19 dhe nga lëvizjet e shpeshta të prokurorëve. Çafka këmbënguli se nuk kishte neglizhuar detyrën, por se gjithçka kishte ardhur si pasojë e ngarkesës. “Për ndonjë mangësi duhet konsideruar mungesa e kohës fiktive”, pohoi subjekti dhe paraqiti si provë dokumentacion lidhur me strukturën organike të prokurorisë në atë periudhë.

Në vijim, relatorja e çështjes, gjyqtarja Natasha Mulaj vërejti se Komisioneri Publik nuk kishte mbajtur qëndrim për një çështje, por Ballhysa u shpreh se nuk dinte të kishte lënë ndonjë gjë pa trajtuar dhe theksoi se u qëndronte të gjitha qëndrimeve. Për këtë konstatim, ai tha se priste pyetje me shkrim nga Kolegji.

Qëndrimin e subjektit, Mulaj e cilësoi të përgjithshëm e të paqartë. Ajo tha se do kishte qenë më mirë që Çafka të kishte mbajtur qëndrim për çdo çështje. Subjekti deklaroi se e kishte pasur të pamundur të paraqiste qëndrimin e tij me shkrim përderisa nuk ishte njohur me qëndrimin e Komisionerit Publik. Ai kërkoi t’i jepej mundësia për të dorëzuar prova lidhur me një prej denoncimeve.

Në përfundim, Kolegji u kërkoi palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare dhe bazuar në kërkesën e subjektit për dorëzimin e provave të reja, e shtuy seancën për më datë 4 mars, në orën 10:00.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al