• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KPA shqyrton dy denoncimet ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

27/01/2024
KPA shqyrton dy denoncimet ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

Komisioneri Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të shqyrtojë dy prej denoncimeve të mbërritura në Kolegj kundër prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka, për të verifikuar nëse ai kishte kryer hetime të plota dhe të gjithanshme.

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka paraqitën të premten më 26 janar qëndrimet e tyre para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, për disa denoncime të mbërritura së fundmi ndaj këtij subjekti rivlerësimi.

Në seancën parardhëse më 18 janar, Kolegji u kërkoi palëve të përgatisnin qëndrimet e tyre lidhur me denoncimet nga publiku, disa prej të cilave të mbërritura po atë ditë. Komisioneri Ballhysa kërkoi që të hetohen nga Kolegji dy çështje të denoncuara për të cilat pretendohet se subjekti ka pushuar disa herë hetimin, por që janë rrëzuar nga gjykata. Sipas Komisionerit, është e nevojshme të verifikohet nëse subjekti ka kryer veprimet hetimore të nevojshme, të plota e të gjithanshme.

Për një denoncim për mospranimin e kërkesës së një prokurori për heqje dorë, Ballhysa tha se gjendeshin në kushtet e pamundësisë objektive për t’u shprehur lidhur me nevojën për hetimin e veprimeve procedurale, për shkak të mungesës së dijenisë për faktet dhe rrethanat e paraqitura nga subjekti në një shkresë drejtuar KLP-së. Po ashtu, vlerësoi se gjendej në kushtet e pamundësisë për t’u shprehur edhe në lidhje me një deoncim, pasi nuk është identifikuar procedimi konkret. Lidhur me disa denoncime të tjera, Komisioneri sqaroi se ato janë shqyrtuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, por nuk janë pjesë e shkaqeve të ankimit të tij.

Prokurori Çafka u ndal në secilin denoncim duke sqaruar rrethanat e kallëzimit dhe hetimet e kryera. Lidhur me denoncimet e kryera nga avokati A.LL., ai tha se ka rrethana të pavërteta në pretendimet e tij. Subjekti theksoi se nuk qëndrojnë shkeljet e pretenduara në denoncimet e publikut.

Prokurori Julian Çafka dorëzoi dokumentacion në funksion të kundërshtimeve të tij ndaj pretendimeve të ngritura në denoncime – kërkesë që u pranua nga Kolegji. Po ashtu, Kolegji vendosi të kërkojë administrimin e dosjeve të dy procedimeve penale në funksion të dy denoncimeve, si dhe të mos hetojë me tej disa denoncime që vlrësohet se nuk plotësojnë kriteret.

Tre denoncime të paraqitura nga avokati A.LL. më datë 22 janar, i’u kaluan palëve për të përgatitur qëndrimet e tyre që do të parashtrohen në seancën e radhës më 2 shkurt, në orën 11:00.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator pasi disa çështje të denoncuara nga publiku, ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Gjirokastrës, si dhe dyshimet e ngritura nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK për veprime korruptive, por që nuk u konsideruan penalizuese.

Ndërkohë, KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019 , për “inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”./BIRN

Related Posts

Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al