Në ankimimet e LSI për zgjedhjet e 25 prillit, mes të tjerash ka denoncime për tentativa për votim më shumë se 1 herë të disa personave.
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka ironizuar me votimet në zonën e Dropullit, duke thënë se atje 20 persona kanë votuar 3 herë për shkak se kanë 3 kombësi, me Shqipërinë, me Greqinë dhe me LSI-në.
“Në Dropull 20 persona kanë votuar 3 herë:
S’kanë faj, sepse ata mbajnë 3 kombësi:
– Me Shqipërinë,
– Me Greqinë,
– Me LSI-në”, shkruan Spahiu.