• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i Urgjencës Kombëtare Brataj: Nëse respektoni masat ndaj COVID, virusi mund të zhduket për 3 javë

05/08/2020
Kreu i Urgjencës Kombëtare Brataj: Nëse respektoni masat ndaj COVID, virusi mund të zhduket për 3 javë

Dje u shënua bilanci më i rëndë i rasteve pozitive nga COVID-19, por kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i intervistuar nga A2, thotë se nuk ka arsye për të qenë pesimistë dhe se respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën.

“Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat. Njerëzit duhet të kuptojnë që varet nga gjithsecili. Sado inspektorë të kesh, dikush mund të shpëtojë”, thotë mjeku.

Brataj shton se duhet menduar me një farë optimizmi, dhe se “në qoftë se këto respektohen, për tri javë numrat e pandemisë zbresin në mënyrë të dukshme”. Diçka të tillë ai pret tashmë që vënia e maskave në ambientet e mbyllur apo respektohet masivisht nga popullsia. “Pres një përmirësim nga fillimi i shtatorit, të mos harrojmë që shifrat e sotme janë pasojë e asaj që ka ndodhur në korrik”, thotë ai.

Optimizmi i moderuar vjen nga statistikat, por edhe nga historia. Të gjitha 26 pandemitë historikisht të regjistruara, sipas, tij, “ kanë patur kohë të kufizuar, pra do të mbarojnë. Ne flasim për shifra shqetësuese, por duhet të jemi të qetë sepse përqindja nuk po ndryshon, ka njerëz që infektohen dhe nuk sëmuren, ka njerëz në përqindje shumë të lartë që shërohen, ose trajtohen në banesë. Por duke u rritur shumë shpërndarja, është rritur edhe pozitiviteti, por kjo pa ndryshuar raportin e mëparshëm”.

Kapacitetet spitalore deri metani kanë rezistuar, por Brataj bën një paralajmërim. “ Për momentin po përballojmë situatën me spitalet COVID1 dhe COVID 2 dhe kemi plane për hapjen e resurseve të tjera, por burimet nuk janë të pashtershme dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Sistemi ynë nuk është nga të parët në botë, edhe pse kanë shkuar në kolaps edhe sisteme shumë më të zhvilluara”, thotë shefi i Urgjencë sKombëtare.

Mjeku mohon po ashtu që në Shqipëri virusi të ketë kaluar në transmetim komunitar, nga momenti që” për momentin kemi vetëm “cluster”, edhe pse ka zona më të nxehta në Tiranë, por kjo është e kuptueshme në metropole, Normalisht kjo nuk do të thotë që nuk mund të shkohet në transmetim komunitar”.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al