• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreut të PD Gjirokastër nuk i punon televizori në Tiranë, shpërthen kundër Ramës edhe për procesin e dixhitalizimit: O qelbësirë që na u bëre peshqesh!

10/09/2018
48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

Sot në orën 10:00 janë mbyllur transmetimet analoge në qarkun Tiranë dhe Durrës për t’i lënë vendin transmetimeve dixhitale. Procesi do të vijojë edhe në qarqet e tjera, për të prekur të gjithë territorin. Kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet dixhitale ka qenë njëri ndër kushtet për të qenë pjesë e anëtarësisë së Europës dhe i imponuar nga BE-ja. I gjithë procesi sigurisht është zhvilluar nën nxitjen e Bashkimit Europian, qeverisë shqiptare si dhe organeve e agjencive shtetërore. 

Në 10 vitet e fundit, vendet europiane kanë kaluar nga transmetimi analog në atë numerik, duke pasur përfitime ekonomike dhe sociale. Kjo mundëson çlirimin e spektrit të frekuencave dhe përdorimin e tyre në mënyrë sa më racionale. Por për kreun e PD Gjirokastër, Roland Bejko, fajin edhe në këtë rast e ka Edi Rama. Përmes një shënimi në Facebook, ai shpërthen kundër kryeministrit dhe thotë se qeveria ka dalë kundër popullit të vet, duke favorizuar oligarkët që shesin dekodera. Ja reagimi i plotë i Bejkos. 

Sot ekranet e Tv në erësirë totale. Xëx ! Qeveria kundër popullit të vet.

E para gjë që bën rëndom njeriu sa kthehet në shtëpi është ndezja e televizorit.  Mora pultin dhe fillova të kërkoj kanalet te analogia.  Shtyp të parin, të dytin, të tretin dhe kështu me rradhë. Asnjë kanal në ekran.As Klan, as Top Channel, as News 24,as Ora news, po asnjë fare. Kërkova për TVSH meqë është kanal publik dhe paguajmë taksë për të. As TVSH nuk dilte gjëkundi. Ekran i zi. Pyeta dikë dhe më tha që duhet tëblesh një aparat të ri, ose duhet të blesh digitalb, ose tring, ose të ndërosh televizorin.

Tani do shkoj të blej aparatin e duhur. Nuk e di sa kushton. Por pa Tv në shtëpi nuk ri dot. Kam një pyetje. Si ka mundësi kjo?! Si ka mundësi të ndodhë një poshtërsi e tillë. Si mund të na detyrojnë me zor të blejmë aparatet që shesin bizneset e tyre për të parë kanalet dhe emisionet bazike.

Si ka mundësi që kjo qeveri leshi i lejon oligarkët ta rrjepin këtë popull në këtë farë feje?! Kush e mbron qytetarin?! Kush duhet ta mbrojë interesin publik? Si mund të na detyroni të blejmë aparat pas aparati për të parë ca emisione bazike?! Si mund të ndodhë që të mos kemi mundësi të shikojmë të paktën kanalin TVSh që ne e paguajmë njëherë?!

Si i bëhet me qytetarët që nuk kanë mundësi financiare që ta blejnë një aparat të tillë?! Kush i mbron ata në rast se nuk e bën këtë punë as shteti i tyre?! Çfarë është kjo poshtërsi?!

Kush je ti mor Edi Rama? O qelbësirë që na u bëre peshqesh ! Partia Demokratike dhe opozita, veçanërisht komisioni i mediave duhet të reagojë për këtë qelbërsillëk qeveritar. As në diktaturë nuk ndodhte një terr i tillë informativ.  Erësirë totale. Xëx !

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al