• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi makabër zbulohet pas 7 vitesh/ I riu u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj i moshuar

29/04/2025
Krimi makabër zbulohet pas 7 vitesh/ I riu u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj i moshuar

Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit, shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari.

Sipas hetimit, Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç, së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.

E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.

Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça.

24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.

Si ndodhi ngjarja

Krimi ka ndodhur në vitin 2018 dhe ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale.

Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari.

Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.

Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.

Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça.

Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.

Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.

Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.

Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër.

Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:

Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.

Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll, raportoi Stop.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?

Kejsi Spaillari: Po, që në fillim.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?

Kejsi Spaillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…

Kejsi Spaillari: Seriozisht?

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…

Kejsi Spaillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…

Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!

Kejsi Spaillari: Kuptoj, po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?

Kejsi Spaillari: Ehë..

Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë. Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë… Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon. Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë !E shpërndajmë për sot?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?

Kejsi Spaillari: Po!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!

Kejsi Spaillari: Pafshim!

Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

19/12/2025
Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al