• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi i paralajmëruar në Këlcyrë, pensionisti kërkoi ndihmë dy herë në polici, por nuk e morën në konsideratë

06/03/2017
Krimi i paralajmëruar në Këlcyrë, pensionisti kërkoi ndihmë dy herë në polici, por nuk e morën në konsideratë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një 30- vjeçar me probleme mendore ka vrarë me thikë një 66-vjeçar. Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Corrogunjë, gati 8 km në veri të Këlcyrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e krimit më të rëndë që kanë përjetuar banorët e këtij fshati të vogël. Nesim Hoxha, 66 vjeç, i sapodalë në pension, nuk e ka gëzuar pensionin e parë, të cilën do ta merrte të hënën.

Goditja me thikë nga Alban Voda në trupin e të ndjerit, ka qenë fatale, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mjeti prerës metalik është përdorur nga 30-vjeçari në një moment gjaknxehtësie e sipër fill pasi pensionisti dyshohet se e ka ofenduar, duke e etiketuar si të çmendur.

Kaq ka mjaftuar që Voda të nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë me një goditje të vetme në qafë. Pak orë pas ngjarjes, Voda u arrestua nga Policia, pasi u gjet në një vend të veçuar afër qendrës së fshatit ku, me sa duket, priste grupin e gatshëm ta arrestonte.

Patrulla “Shqiponja” e mbërritur nga Gjirokastra, prangosi të riun, i cili ka një fizik të fortë falë edhe stërvitjeve dhe teknikave që ka përdorur, kur ka qenë me mision paqeruajtës në repartin komando në Afganistan apo dhe Irak.

Policia përveçse ka arrestuar agresorin, shoqëroi edhe dy banorë të fshatit, të cilët vlerësohet të kenë parë të gjithë ngjarjen e paprecedentë. Banorët e fshatit, në shumicën e rasteve, nuk kanë dashur të jepnin informacione rreth agresorit, ndoshta nga frika e hakmarrjes së tij në një të ardhme, por në grup e kanë dënuar veprimin e tij, që i mori jetën 66-vjeçarit Hoxha.

I riu, sipas dëshmisë së Pëllumb Çetës, komshiut të viktimës Hoxha, rrjedh nga një familje normale, madje vetë agresori nuk është shquar për ndonjë sjellje anormale me banorët e rastësishëm të fshatit Corrogunjë.

Vetë Pëllumbi ka qenë në dijeni të një konflikti që ka ndezur gjakrat mes Hoxhës dhe Vodës këtu e një vit e gjysmë. Në atë periudhë, gjakrat u qetësuan disi, por Policia e Përmetit asnjëherë nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e herëpashershme të 66-vjeçarit, pasi ai shumë herë është kanosur nga agresori.

Mësohet se Hoxha dy herë i ishte drejtuar Komisariatit të Policisë së Përmetit për të kërkuar mbrojtje nga 30- vjeçari Voda, por që asnjëherë kjo mbrojtje nuk iu vendos në dispozicion. Të vërtetën që solli konfliktin mes tyre askush nuk e di, madje as edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka mohuar të ketë pasur dijeni për natyrën e konfliktit që gjeneroi mes tyre.

Por burime nga grupi hetimor pohojnë se bëhet fjalë për një çështje pronësie të diskutueshme mes agresorit dhe viktimës. Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe pista e hashashit vitin e kaluar, ku ish-komandoja mendohet se ka qenë kultivues i bimëve narkotike në tokën e viktimës.

Ky element jo pak i rëndësishëm po merret në konsideratë nga grupi hetimor, por kërkohen të dhëna shtesë për të hetuar në këtë drejtim, ndërsa vetë agresori sot nuk ka folur aspak në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Alban Voda ka qenë komando në Afganistan dy herë me misione paqeruajtëse dhe prej tri vitesh ishte kthyer në Shqipëri. 30-vjeçari ka shërbyer në dy misione paqeruajtëse në Afganistan, 2010-2011 në Kabul, dhe janar-korrik 2012 në Herat. Pas Afganistanit, mendohet se ka shërbyer komando edhe në Irak, por deri më tani nuk ekzistojnë prova për ta vërtetuar këtë gjë./Panorama

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al