Ky eshte vendimi i Gjykatës së Kavajës që e kishte dënuar me 3 vite burg vrasësin e sotëm të gjyqtares Fildes Hafizi (Kasemi).
Fadil Kasemi u dënua nga gjykata më datë 28 prill 2016, për tentativën e parë të vrasjes së ish bashkëshortes, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në plazhin e Golemit. Dy vite me pare ai tentoi me pistoletë të vrisje në sy të fëmijëve ish gruan.
Por si shpjegohet që 53 vjeçari ishte i lirë dhe sot kreu krimin në mes të Tiranës.
Ai ka përfituar nga amnistia në fund të vitit që shkoi, duke i shpëtuar kështu vuajtjes së dënimit.
Në dëshminë e dhënë sot para policisë, Kasemi tha se e kreu krimin pasi ish bashkëshortja nuk e linte të takohej me fëmijët.
Më poshtë vendimi i gjykatës që e ka dënuar me 3 vite burg.











