• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kristaq Thimio zyrtari i skandaleve në Gjirokastër. Tavo e mbështeti prej fillimit, e luftoi deri në fund (Të gjitha rastet e denoncuara)

10/11/2017
Kristaq Thimio zyrtari i skandaleve në Gjirokastër. Tavo e mbështeti prej fillimit, e luftoi deri në fund (Të gjitha rastet e denoncuara)

Ish-kryeinspektori i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër, Kristaq Thimio, mund të konsiderohet pa frikë si zyrtari i skandaleve në administratën publike të Gjirokastrës, ndonëse deri më sot ai ia kishte dalë të qëndronte ende në detyrë. Po i referohemi këtu vetëm disa rasteve që janë denoncuar publikisht në media. Le t’i rendisim disa prej tyre.  Kristaq Thimio ka qenë një ish-doganier në kohën e qeverisë ‘Nano’, me të cilin është përfolur shpesh se ka pasur edhe lidhje farefisnore. Pas vitit 2005 kur në pushtet erdhën demokratët, Thimio iu përkushtua biznesit të tij privat. Ndërkohë në fushatën elektorale të vitit 2013, kur kuptohej se nga frynte era e pushtetit, ai nisi të angazhohej me LSI-në, si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Vangjel Tavos. Për këtë  ai u shpërblye në shkurt 2014 duke u emëruar nga Tavo si kryeinspektor i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër. Në dhjetor 2014 ministri i Mjedisit Lefter Koka e shkarkoi nga detyra pasi Thimio rezultonte si debitor i energjisë elektrike në OSHEE . Denoncimin e bëri Partia Demokratike.

Këtë vendim ai e çoi në Gjykatë duke fituar të drejtën për t’u rikthyer në punë në qershor 2017. Por gjatë kohës që Thimio ishte ende në proces gjyqësor për t’u rikthyer në punë, ndaj tij ishte bërë kallëzim për humbjen e një USB-jë dhe abuzim me naftën e institucionit që ai drejtonte. Dëmi në buxhetin e shtetit kapte një vlerë rreth 6.5 milionë lekë të vjetra. Në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ai ishte njëkohësisht edhe paditës (kërkonte të kthehej në punë) ishte edhe i paditur (abuzimi me naftën).  Rasti u denoncua nga ‘Fiks Fare’. Por gjërat kishin ndryshuar, raporti i tij me Vangjel Tavon nuk ishte si më parë. Mes Thimios dhe Tavos kishte nisur një konflikt, i cili do të përvijohej më pas nga emisioni tjetër ‘Stop’, që e denoncoi Thimion për dy raste. I pari kishte të bënte me vendimin skandaloz të Gjykatës së Gjirokastrës, e cila e dënoi Kristaq Thimion vetëm me një gjobë 30 mijë lekë të vjetra për humbjen e një USB-je që i përkiste institucionit, ndërkohë mbylli sytë përballë abuzimit me 5 mijë litra naftë, dëm që shkonte 6.5 milionë lekë të vjetra.

Skandali i dytë i lidhur me Kristaq Thimion, kishte të bënte me ish eprorin e tij në Ministrinë e Mjedisit, Bardhyl Agasin, i cili drejtonte Inspektoriatin Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve. Agasi u shkarkua nga ministri Blendi Klosi më datë 13 shtator 2017. Çuditërisht një ditë më vonë, ndonëse i shkarkuar nga ministri, Ergys Agasi rikthen në detyrë Kristaq Thimion si kreu  i Inspektoriatit Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër. Madje edhe pas këtij skandali të denoncuar nga ‘Stop’, Thimio nuk hezitoi fare të shfaqej publikisht krah për krah me dy ministra të qeverisë ‘Rama 2’, kur këta panë nga afër masakrën mjedisore në Grykën e Këlcyrës (Blendi Klosi dhe Sonila Qato).

Konflikti me Vangjel Tavon dhe të vëllain, Grigor Tavo, do sillej sërish në vëmendje të mediave, në momentin kur presidenti i Luftëtarit u kallëzua në polici për dëmtimin e një kullote në fshatin Dervician, për llogari të gurores së tij, duke mos patur dokumentacionin përkatës.   Pas shoqërimit në polici, presidenti i Luftëtarit kërkoi vlerësim të dëmit nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër. Kryeinspektor ka qenë Kristaq Thimjo, njeri i afërt me deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo deri para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pas krisjes së raporteve të tyre për interesa personale, Tavo i frikësohej inspektimit nga Thimjo dhe ndonjë ‘hakmarrje’ prej tij. Prandaj prej Ministrisë së Mjedisit, e drejtuar ende nga LSI, u bë shkarkimi i Kristaq Thimjos nga kreu i Inspektoriatit të Mjedisit në Gjirokastër. Në vend të tij u emërua si kryeinspektor, Filip Vito, një njëri i afërt me LSI-në dhe deputetin Tavo. Vito ndërkohë nuk po lejonte që të kryhej inspektimi mjedisor i kullotës së dëmtuar nga gurorja e Grigor Tavos. Në 14 shtator Kristaq Thimio u rikthye sërish si kryeinspektor i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër. Por emisioni ‘Stop’ nuk iu nda. Vangjel Tavo, i cili kërkonte një lloj ‘hakmarrje’ ndaj Thimios mbase edhe këmbënguli pranë drejtuesve të ‘Stop’ për ta goditur sërish Thimion.

Mbrëmë ky emision denoncoi pezullimin nga puna që Thimio i kishte bërë inspektorit Saimir Zenaj. Thimio e kishte ‘arsyetuar’ pezullimin thjesht për… motive personale.  Shkak i përplasjes së Thimios me inpsektorin Zenaj, ishte çështja e një guroreje në fshatin Dervician, për të cilën Kristaq Thimio kërkonte të gjobitej me hir a me pahir. Zërat thonë se ishte gurore e Tavos. Por kjo gjë ishte refuzuar nga inspektori Zenaj, i cili ishte emëruar në atë punë si një prej militantëve të LSI-së dhe që vazhdonte t’i qendronte ende besnik Tavos.  Në këtë mënyrë nisi sherri me eprorin e tij.

Sot sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit i komunikoi shkarkimin nga detyra Kristaq Thimios, vendim që ndoshta duhej të ishte marrë më pak, pasi ish-kryeinspektori i Mjedisit në Gjirokastër kishte konsumuar gjithë këto skandale me radhë.

©ArgjiroLajm.net

 

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)

Bayern likuidon Heidenhaim me “poker”, Harry Kane arrin rekord historik (VIDEO)

22/12/2025
Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al