• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kristaq Thimio zyrtari i skandaleve në Gjirokastër. Tavo e mbështeti prej fillimit, e luftoi deri në fund (Të gjitha rastet e denoncuara)

10/11/2017
Kristaq Thimio zyrtari i skandaleve në Gjirokastër. Tavo e mbështeti prej fillimit, e luftoi deri në fund (Të gjitha rastet e denoncuara)

Ish-kryeinspektori i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër, Kristaq Thimio, mund të konsiderohet pa frikë si zyrtari i skandaleve në administratën publike të Gjirokastrës, ndonëse deri më sot ai ia kishte dalë të qëndronte ende në detyrë. Po i referohemi këtu vetëm disa rasteve që janë denoncuar publikisht në media. Le t’i rendisim disa prej tyre.  Kristaq Thimio ka qenë një ish-doganier në kohën e qeverisë ‘Nano’, me të cilin është përfolur shpesh se ka pasur edhe lidhje farefisnore. Pas vitit 2005 kur në pushtet erdhën demokratët, Thimio iu përkushtua biznesit të tij privat. Ndërkohë në fushatën elektorale të vitit 2013, kur kuptohej se nga frynte era e pushtetit, ai nisi të angazhohej me LSI-në, si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Vangjel Tavos. Për këtë  ai u shpërblye në shkurt 2014 duke u emëruar nga Tavo si kryeinspektor i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër. Në dhjetor 2014 ministri i Mjedisit Lefter Koka e shkarkoi nga detyra pasi Thimio rezultonte si debitor i energjisë elektrike në OSHEE . Denoncimin e bëri Partia Demokratike.

Këtë vendim ai e çoi në Gjykatë duke fituar të drejtën për t’u rikthyer në punë në qershor 2017. Por gjatë kohës që Thimio ishte ende në proces gjyqësor për t’u rikthyer në punë, ndaj tij ishte bërë kallëzim për humbjen e një USB-jë dhe abuzim me naftën e institucionit që ai drejtonte. Dëmi në buxhetin e shtetit kapte një vlerë rreth 6.5 milionë lekë të vjetra. Në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ai ishte njëkohësisht edhe paditës (kërkonte të kthehej në punë) ishte edhe i paditur (abuzimi me naftën).  Rasti u denoncua nga ‘Fiks Fare’. Por gjërat kishin ndryshuar, raporti i tij me Vangjel Tavon nuk ishte si më parë. Mes Thimios dhe Tavos kishte nisur një konflikt, i cili do të përvijohej më pas nga emisioni tjetër ‘Stop’, që e denoncoi Thimion për dy raste. I pari kishte të bënte me vendimin skandaloz të Gjykatës së Gjirokastrës, e cila e dënoi Kristaq Thimion vetëm me një gjobë 30 mijë lekë të vjetra për humbjen e një USB-je që i përkiste institucionit, ndërkohë mbylli sytë përballë abuzimit me 5 mijë litra naftë, dëm që shkonte 6.5 milionë lekë të vjetra.

Skandali i dytë i lidhur me Kristaq Thimion, kishte të bënte me ish eprorin e tij në Ministrinë e Mjedisit, Bardhyl Agasin, i cili drejtonte Inspektoriatin Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve. Agasi u shkarkua nga ministri Blendi Klosi më datë 13 shtator 2017. Çuditërisht një ditë më vonë, ndonëse i shkarkuar nga ministri, Ergys Agasi rikthen në detyrë Kristaq Thimion si kreu  i Inspektoriatit Shtetëtor të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër. Madje edhe pas këtij skandali të denoncuar nga ‘Stop’, Thimio nuk hezitoi fare të shfaqej publikisht krah për krah me dy ministra të qeverisë ‘Rama 2’, kur këta panë nga afër masakrën mjedisore në Grykën e Këlcyrës (Blendi Klosi dhe Sonila Qato).

Konflikti me Vangjel Tavon dhe të vëllain, Grigor Tavo, do sillej sërish në vëmendje të mediave, në momentin kur presidenti i Luftëtarit u kallëzua në polici për dëmtimin e një kullote në fshatin Dervician, për llogari të gurores së tij, duke mos patur dokumentacionin përkatës.   Pas shoqërimit në polici, presidenti i Luftëtarit kërkoi vlerësim të dëmit nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër. Kryeinspektor ka qenë Kristaq Thimjo, njeri i afërt me deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo deri para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pas krisjes së raporteve të tyre për interesa personale, Tavo i frikësohej inspektimit nga Thimjo dhe ndonjë ‘hakmarrje’ prej tij. Prandaj prej Ministrisë së Mjedisit, e drejtuar ende nga LSI, u bë shkarkimi i Kristaq Thimjos nga kreu i Inspektoriatit të Mjedisit në Gjirokastër. Në vend të tij u emërua si kryeinspektor, Filip Vito, një njëri i afërt me LSI-në dhe deputetin Tavo. Vito ndërkohë nuk po lejonte që të kryhej inspektimi mjedisor i kullotës së dëmtuar nga gurorja e Grigor Tavos. Në 14 shtator Kristaq Thimio u rikthye sërish si kryeinspektor i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Gjirokastër. Por emisioni ‘Stop’ nuk iu nda. Vangjel Tavo, i cili kërkonte një lloj ‘hakmarrje’ ndaj Thimios mbase edhe këmbënguli pranë drejtuesve të ‘Stop’ për ta goditur sërish Thimion.

Mbrëmë ky emision denoncoi pezullimin nga puna që Thimio i kishte bërë inspektorit Saimir Zenaj. Thimio e kishte ‘arsyetuar’ pezullimin thjesht për… motive personale.  Shkak i përplasjes së Thimios me inpsektorin Zenaj, ishte çështja e një guroreje në fshatin Dervician, për të cilën Kristaq Thimio kërkonte të gjobitej me hir a me pahir. Zërat thonë se ishte gurore e Tavos. Por kjo gjë ishte refuzuar nga inspektori Zenaj, i cili ishte emëruar në atë punë si një prej militantëve të LSI-së dhe që vazhdonte t’i qendronte ende besnik Tavos.  Në këtë mënyrë nisi sherri me eprorin e tij.

Sot sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit i komunikoi shkarkimin nga detyra Kristaq Thimios, vendim që ndoshta duhej të ishte marrë më pak, pasi ish-kryeinspektori i Mjedisit në Gjirokastër kishte konsumuar gjithë këto skandale me radhë.

©ArgjiroLajm.net

 

Related Posts

Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?
Kryesore

Stuhia gjatë natës, bien temperaturat, ja çfarë parashikohet sot

12/09/2026
Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos
Kryesore

Vidhnin banesat, 3 hajdutë nga Gjirokastra dhe Tepelena arrestohen në Patos

12/09/2026
I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut
Kryesore

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi. Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon eskortën e burgut

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Francës, ish mesfushori merr vendin e Deschamps te “Gjelat”

E para e Zidane me Francën, listën e surprizave e kryeson lojtari që po spikat tek Interi

12/09/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues

Ivan Gvozdenoviç ndryshon Elbasanin, “rebus” në dy reparte – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al