• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza Greke/Pse Athina është rikthyer në faqet e para të mediave?

15/02/2017
Kriza Greke/Pse Athina është rikthyer në faqet e para të mediave?

Nga Endrju Uokër

Greqia është kthyer në lajme, pasi qeveritë e eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar hynë edhe një herë në debat, se si të menaxhojnë shpëtimin e vendit.

FMN thotë se Greqia ka nevojë për më shumë liri veprimi për të paguar borxhet e saj masive, përpara se fondet e mëtejshme të shpëtimit të mund të lirohen.

Por eurozona, e cila i ka dhënë tashmë vendit lehtësim të konsiderueshëm të borxhit, heziton për të shkuar shumë më tej.

Teksa shlyerje të mëdha pagesash pritet që të kryhen në fund të këtij viti, a munden të dyja palët të arrijnë një marrëveshje, para se gjendja financiare e Greqisë të bëhet e pamundur për t’u mbrojtur?

Cili është pozicioni i FMN-së?

Ka qenë prej kohësh pikëpamja e FMN-së, se Greqia ka nevojë për më shumë lehtësim të borxheve, në mënyrë që gjendja financiare e qeverisë të jetë e qëndrueshme.

FMN-ja ka publikuar vlerësimin e saj vjetor të ekonomisë greke, duke thënë: “.. Greqia nuk mund të dalë nga problemi i saj i borxhit. Greqia kërkon lehtësim të konsiderueshëm të borxhit nga partnerët e saj evropianë, për të rivendosur qëndrueshmërinë e borxhit”.

Qeveritë e eurozonës kanë siguruar një lehtësim të borxhit tashmë, në formën e normave të ulëta të interesit dhe periudhave të zgjatura të shlyerjes. Stafi i FMN-së mendon se ka nevojë për më tepër, edhe pse mund të jetë më shumë, nga e njëjta masë.

FMN-ja thotë se nuk ka nevojë për një reduktim në principal, që në fund të fundit të paguhet.

Pati raporte muajin e kaluar, se analizat e ekonomistëve të FMN-së sugjeronin që barra e borxhit, pa lehtësim, do të bëhet “shpërthyese”. Që do të thotë, në rrugën e rritjes së vazhdueshme të tij (si përqindje e aktivitetit ekonomik kombëtar).

Po qeveritë e Eurozonës?

Ministri holandez i financave, Jeroen Dijsselbloem, i cili kryeson mbledhjet e Eurozonës, e ka përshkruar pikëpamjen e FMN-së si “panevojshmërisht pesimiste”. Shumë shtete kanë probleme të brendshme politike, kur bëhet fjalë për ofrimin e lehtësimit të borxheve. Nuk mund të ofrojnë shpëtimin e vendeve të tjera, nga ajo që shihet si pasojë e papërgjegjshmërisë së tyre.

Disa gjithashtu shqetësohen se lehtësimi i borxheve do i heqë Greqisë trysninë, për të përfunduar reformat e vështira. Vitin e kaluar, ministri gjerman i Financave Volfgang Schaeuble deklaroi: “Kushdo që tani flet për lehtësimin e borxheve për Greqinë, nuk i forcon ata që duan reformat”.

Ka pasur raporte për mosmarrëveshje brenda qeverisë së koalicionit në Gjermani. Gjermania është lojtari kyç (edhe pse jo i vetmi) në brendësi të eurozonës, që ka qenë joentuziaste për lehtësimin e borxheve.

Gazeta e biznesit “Handelsblatt” raportoi se Sigmar Gabriel, zëvendës-kancelari gjerman, ka shprehur “shqetësim të madh” dhe ka bërë thirrje që qeveria gjermane të moderojë kërkesat e saj, për objektivat financiare të qeverisë greke.

Z. Gabriel përfaqëson Socialdemokratët, partia më e vogël në koalicionin qeverisës. Komentet e tij janë parë si një kritikë ndaj z. Schauble, i cili udhëheq kontributin e Gjermanisë në negociatat me Greqinë dhe është anëtar i partisë udhëheqëse në qeveri, Bashkimi Kristian Demokratik.

A ka ndarje brenda FMN-së?

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, pikëpamjet e ndryshme brenda Bordit të FMN janë bërë edhe publike. Kur FMN kryen shqyrtimet vjetore të shteteve, ajo boton edhe një përmbledhje të diskutimeve të Bordit.

Në këtë rast, dokumenti thotë se “shumica e drejtorëve”, mendojnë se do të ketë nevojë për lehtësim të mëtejshëm të borxhit. Ka pasur disa pika të tjera ku fraza “shumica e drejtorëve” është rishfaqur. Zakonisht këto raporte përcjellë një përshtypje (të justifikuar ose jo) konsensusi.

Nuk ka asnjë tregues se cilët drejtorë nuk e ndajnë mendimin për lehtësimin e borxheve, por mund të hamendësohet se ata janë në mesin e atyre që përfaqësojnë qeveritë e eurozonës.

Bordi përbëhet nga përfaqësues të vendeve anëtare, plus Drejtoren e Përgjithshme, Christine Lagarde.

A po shkohet sërish në pikën e krizës?

Jo menjëherë. Data kyçe është korriku. Kjo është koha kur Greqia pritet të bëjë shlyerjen e borxhit, për kredidhënësit në të dy sektorët, privat dhe publik (veçanërisht Banka Qendrore Evropiane).

Për të bërë këto pagesa, Greqia do të ketë nevojë për pagesën e ardhshme të paketës së saj aktuale të shpëtimit (e treta). Nuk do ta marrë deri kur rishikimi i programit – nga FMN-ja, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane, e njohur si Trojka – të ketë përfunduar.

Kjo është vonuar, pasi Greqia nuk ka qenë në gjendje për t’i bindur ata, se ajo ka bërë mjaftueshëm përparim me reformat, që synojnë të mbështesin rritjen ekonomike afatgjatë dhe financat e qëndrueshme të qeverisë.

A ka rëndësi pikëpamja e FMN-së?

FMN-ja nuk është duke kontribuar financiarisht për paketën e tretë të shpëtimit. Ajo ofroi këshilla dhe ofroi para për dy paketat e para. Eurozona do të donte që të kishte mbështetjen e plotë të FMN-së. Kjo do ta bënte këtë ushtrim, të dukej më i besueshëm.

Po zhvillimet politike në të gjithë eurozonën?

Situata komplikohet më tej nga zgjedhjet e ardhshme në vendet e eurozonës. Në Francë, Fronti Nacional i Marine Le Pen dhe në Holandë, Partia e Lirisë e Geert Vilders janë të dyja armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe kanë dy kritikuar paketën e shpëtimit. Gjermania ka zgjedhje më vonë gjatë këtij viti. / BBC/ Bota.al/

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi
Kryesore

Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

14/06/2025
Aksidenti tragjik/ Avioni me 242 pasagjerë në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara (VIDEO)
Lajme

Aksidenti tragjik/ Avioni me 242 pasagjerë në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara (VIDEO)

12/06/2025
Elon Musk bëhet personi i parë në botë që tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri
Lajme

Elon Musk humbet 152 miliardë dollarë në katër orë, pas sherrit me Trump

06/06/2025
Tragjedia që tronditi rrjetin: Tre motra gjenden të vdekura, dyshohet se u vranë nga babai
Pikante

Tragjedia që tronditi rrjetin: Tre motra gjenden të vdekura, dyshohet se u vranë nga babai

05/06/2025
Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë
Lajme

Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

31/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

tepelenë zgjedhje

Zgjedhjet e vjeshtës, një grua në krye të Tepelenës?!

20/06/2025
Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!

Vajza e Artan Lames rrëfen fundjavën e fundit me babain: Atë e trembte vdekja!

20/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al