Tre orë bisedime kanë përfunduar pa marrëveshje.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë takimit mes dy liderëve të mazhorancës Edi Rama dhe opozitës, Lulzim Basha.
Të dy ishin të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare, konkretisht Gramoz Ruçi i PS-së dhe Edi Paloka i PD-së.
Edhe pse kanë diskutuar për më shumë se 3 orë, siç duket nuk ka pasur një dakordësi për të arritur një marrëveshje mes tyre.