• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryebashkiakja e Libohovës i përgjigjet Tritan Shehut: Nxini nga sikleti se nuk bëtë asgjë për 8 vjet. Informatori yt nuk paguan faturat e ujit

03/09/2018
Kryebashkiakja e Libohovës i përgjigjet Tritan Shehut: Nxini nga sikleti se nuk bëtë asgjë për 8 vjet. Informatori yt nuk paguan faturat e ujit

Pas akuzave të deputeti demokrat Tritan Shehu për çështjen e ujit në Libohovë, ka reaguar kryebashkiakja Luiza Mandi. Me anë të një deklarate ajo i hedh poshtë akuzat e deputetit të opozitës, si dhe e fton të mos besojë mashtrimet që i ofrojnë nga Libohova. Mandi thotë se informatori i Shehut është një person, i cili për vite me radhë nuk ka shlyer faturat e ujit dhe madje i është ndërprerë furnizimi, por ajo nuk zbulon emrin e tij. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ky person është pretendenti për të qenë kandidat i PD-së për Bashkinë Libohovë. Më poshtë reagimi i plotë i Mandit.

“Profesor Tritan Shehu, po t’i merrni informacionet për ujin në Libohovë nga ata që kanë refuzuar për vite me radhë të shlyejnë faturat dhe madje kanë qenë subjekt i ndërprerjes nga ndërmarrja e ujësjellësit, sigurisht që do thoni të pavërteta në reagimin tuaj. Të mos paguash ujin për vete dhe të dalësh në Facebook të qesëndisësh dynjanë, të shesësh moral apo të vësh kujën duke u fshehur pas faqeve anonime, ky është mjerim i madh. Me ç’duket ju kanë futur edhe juve në këtë ‘kurth’. Të paktën ndryshoni informatorët nga Libohova për të qenë i saktë në ato çfarë thoni. Për dijeninë tuaj dhe në respekt të atyre që lexojnë, uji i burimit të Zhepës në Libohovë është çertifikuar me analiza periodike si i pijshëm. Analiza e fundit u krye në muajin gusht.

Po në mënyrë periodike janë pastruar dhe klorifikuar depot në çdo cep të territorit, prandaj i merrni mbrapsht të pavërtetat që ju servirin informatorët e dëshpëruar nga Libohova. Sigurisht që ndërmarrja e ujësjellësit ka probleme si çdo ndërmarrje tjetër në vend, aq më tepër që me bashkinë e re ka një shtrirje më të gjerë në territor. Por kurrsesi nuk është e falimentuar dhe nuk ka fryrje artificiale të administratës. Fryrjet artificiale të administratës i bënit ju në kohën kur drejtonit Bashkinë Libohovë. Pyesni pak informatorin tuaj të dëshpëruar për punësimet që janë bërë në bashki një muaj para zgjedhjeve të 2015 dhe madje edhe pas zgjedhjeve në periudhën tranzitore. Gënjeni kur thoni se Nepravishta ka 15 minuta ujë në ditë.

Furnizohen me rreth 3 orë në ditë. Natyrisht që nuk na ka kapur deliri aq sa të themi se kjo është gjendja perfekte dhe se Bashkia Libohovë nuk ka nevojë për një ujësjellës të ri. Me buxhetin tonë kemi kryer vit pas viti investime të pjesshme në rrjetin shpërndarës. Sigurisht investime që vihen në punë, jo si ato depot 40 milionëshe të ndërtuara gabim në kohën tuaj, sa për t’i hedhur hi syve njerëzve. Për më shumë rreth kësaj pyesni informatorin tuaj të dëshpëruar! Mos u bëni qesharak duke nxirë çdo gjë nga sikleti se në 8 vite fiks, dështuat me sukses në Bashkinë Libohovë.

Kështu thonit edhe për projektin e qendrës, se nuk do të realizohej apo se ishte gënjeshtër. Ejani sot në Libohovë të shikoni ndryshimin.  Njësoj siç ia dolëm me projektin e qendrës, do ia dalim edhe për ujësjellësin dhe çdo projekt tjetër që e bën Libohovën një vend më të mirë për të gjithë. Në 3 vite janë bërë investime sa kurrë më parë dhe do të vazhdojmë po në këtë mënyrë. Është problemi juaj fakti që ju pengojnë gjethet për të parë degët!al u largua në banesë”

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al