• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeministri britanik “i mbyll derën”, Mitsotakis: Jam thellësisht i zhgënjyer për refuzimin e takimit

29/11/2023
Kryeministri britanik “i mbyll derën”, Mitsotakis: Jam thellësisht i zhgënjyer për refuzimin e takimit

Rikthehen tensionet diplomatike mes britanisë së madhe dhe Greqisë për mbi skulpturat e Partenonit, Kryeministri Rishi Sunak anuloi takimin me homologun grek Kyriakos Mitsotakis pas deklaratave të këtij të fundit për ngecjen e negociatave! Greqia kërkon kthimin e veprave të artit të marra në tempullin e Partenonit në fillim të shekullit të 19, nga lordi Lord Elgin, por Londra refuzon me argumentin se statujat janë blerë ligjërisht.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzon homologun e tij britanik Rishi Sunak se ka anuluar një takim të planifikuar mes dy liderave në Londër, për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike mbi skulpturat e Partenonit.

Njoftimi për anulimin e takimit erdhi pas deklaratave të kreut të qeverisë Helene në një intervistë për BBC, ku Ai u ankua për ngecjen e negociatave për kthimin e veprave të antikitetit

Greqia ka kërkuar shpesh nga Muzeu Britanik që të kthejë skulpturat 2500-vjeçare që diplomati britanik Lord Elgin mori nga tempulli i Partenonit në fillim të shekullit të 19-të, kur ai ishte ambasador në Perandorinë Osmane.

“Shpreh keqardhjen që kryeministri britanik anuloi takimin e planifikuar mes nesh, vetëm disa orë para se ai të mbahej”, tha Mitsotakis në një deklaratë.

“Qendrimet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Partenonit janë të mirënjohura. Shpresoja t’i diskutoja ato me homologun britanik. Cilido që beson në drejtësinë e qëndrimeve të veta nuk ka frikë kurrë të përballet me argumente,” shtoi ai.

Qeveria greke ka qenë në diskutime me Muzeun Britanik, për një marrëveshje të mundshme për skulpturat, të cilat kanë qenë një burim mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për shekuj me radhë.

Më herët kryeministri Mitsotakis ka shprehur pakënaqësi se bisedimet mbi një kthim të mundshëm të skulpturave në Athinë nuk po përparonin aq shpejt sa ç’duhej.

Më herët, një zëdhënës i Sunak tha se nuk kishte në plan t’i kthente skulpturat. E pyetur në lidhje me deklaratën e Mitsotakis, zyra e kryeministrit britanik deklaroi tha se marrëdhënia e Britanisë me Greqinë ishte shumë e rëndësishme dhe të dy vendet duhej të punonin së bashku për sfidat globale si zgjidhja e migracionit të paligjshëm.

Zëvendëskryeministri britanik Oliver Dowden ishte në dispozicion për tu takuar me Mitsotakis për të diskutuar këto çështje në vend të kryeministrit, njoftoi zyra e Sunak.

Qeveria britanike gjithmonë e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga pronësia e statujave dhe thotë se ato janë blerë ligjërisht. Ligji e ndalon muzeun britanik të lëvizë objekte nga koleksioni, përveçse në rrethana të caktuara, por legjislacioni nuk e ndalon dhënien e tyre hua.

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dasma e vitit në horizont: Dua Lipa dhe Callum Turner gati për një ceremoni madhështore në Itali

Dasma e vitit në horizont: Dua Lipa dhe Callum Turner gati për një ceremoni madhështore në Itali

23/04/2026
Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin

Chivu “zbut” Calhanoglu, Inter gati t’i ofrojë rinovimin

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al