• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kryeministri grek ka frikë”, Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh: Kjo është e sigurtë, do ta shihni!

22/08/2019
“Kryeministri grek ka frikë”, Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh: Kjo është e sigurtë, do ta shihni!

Main opposition New Democracy conservative party leader Kyriakos Mitsotakis speaks during an interview with Reuters at the party's headquarters in Athens, Greece, April 8, 2019. Picture taken April 8, 2019. REUTERS/Alkis Konstantinidis - RC1EA0039AC0

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Micotaqis deklaruar se respektimi I të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një letër që kryeministri Helen I ka nisur OMONIA-s, shoqatës më të madhe të minoritet grek në vendin tonë, thekson edhe një herë përkushtimin e shtetit fqinj dhe të tijin personal për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek. Micotaqis ka theksuar se të drejtat e minoritet grk dhe e pronës së tyre nga shteit shqiptar përbëjnë kusht paraprak për hapjen e negociatave me BE.

Lidhur me këtë kusht që ka deklaruar kryeministri grek ka reaguar edhe avoakti Spartak Ngjela.

Sipas tij Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.

Analiza e plotë e Ngjelës

Pse, kryeministri grek, që nuk di se ku ka kokën, do ta mundë këtë politikë të madhe

Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri.
Cili është ky minoritet?

l.
Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë që të ketë ortodoksë që të flasin shqip. Domethënë, shqiptarë. Sepse iu del zbuluar pushtimi i territoreve të gjera shqiptare, dhe gjithë politika e ndyrë që kanë bërë në 150 vjet kundrejt arvanitasve në Greqi dhe genocidit antishqiptar e antiçam në Epir.

Këta mesjetarë, pasi pushtojnë territoret shqiptare, me genocid, dëbojnë nga tokat e tyre shqiptarët myslimanë, si turq. Ky ka qenë turpi i tyre historik. Dhe këtë gjithmone ia ka pranuar edhe Stambolli; kurse pastaj, shqiptarët ortodoksë nuk i lënë të flasin shqip, dhe i detyrojnë të deklarohen “helenë”. Ja, kjo është metoda e tyre çnjerëzore kundër shqiptarëve në këta 150 vjetët e fundit.

Janë po këta, që, me anë të kishës greke, gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë të mallkuar”. Dhe, e dini pse? se gjuha shqipe është gjuha e parësore e gadishullit tonë, domethënë edhe e vetë Greqisë. Në shkollat greke nuk thellohen në atë që i thonë “greqishte e vjetër”, se ajo gjuhë mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, sidomos me gegnishten.
E kuptoni tani se sa vuajnë këta kur shohin forcimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës?

ll.
Por ky, në fakt është kryeministri më i paaftë grek. Do ta shihni.

Kryeministër! Asnjë kusht nuk vini dot ju shqiptarëve. Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.

Pse, kryeministri grek, që nuk di se ku ka kokën, do ta mundë këtë politikë të madhe! Le më pastaj injorantët liderë të Shqipërisë që shkojnë deri te Erdogani për të njëjtën gjë. Qesharakë janë këta ballkanas që nuk dinë asgjë dhe iu duket se dinë gjithçka.
Gjithsesi, lodhen kot së koti dhe fare kot.

lll.
Po ku ka forcë politika e kryeministrit grek që të mundë gjeopolitikën e madhe USA-BE!
Pse nuk e ka atë forcë?

E para, se grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri. Athina ka qenë e gjitha me shqiptarë të quajtur arbëreshë, si shqiptarët e Italisë së Jugut. Por çmendurisë greke po i vjen fundi.

E dyta: Greqia i ka Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh. E di kryeministri grek që Shqipëria është aleate e ngushtë me politikën e Berlinit? Dhe, a e di ky që vota e Greqisë tanimë kondicionohet nga Berlini?

E pra, pse flet kështu kryeministri grek?

Sepse ka frikë nga potenca që po akumulon dhe do të akumulojë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Sidomos kjo do të shihet qartë pas përfundimit të reformës që ka nisur kundër liderëve të korruptuar të Shqipërisë, të gjithë të shitur te fqinjët dhe te armiqtë shekullorë të shqiptarëve dhe kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por, një gjë është e sigurt: kjo kohë e re po punon për shqiptarët. Prandaj, edhe kryeministri grek është mirë ta rregullojë gjuhën brenda kontekstit historik.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al