Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Në këtë datë pritet që krerët e vendeve të Bashkimit Europian të mbërrijnë në Tiranë.
Ndërkohë mes tyre do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Por media greke, shkojnë edhe më tej për sa i përket vizitës së Mitsotakis në Shqipëri.
Sipas tyre pas vizitave zyrtare në Tiranë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, javën e parë të dhjetorit do të zhvillojë një vizitë edhe në Himarë. Por deri më tani ende nuk ka detaje lidhur dhe asgjë zyrtare për vizitën në Himarë.