Kryeministri Edi Rama nis nesër në Gjirokastër turin e takimeve elektorale për zgjedhjet lokale. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në takimin e parë që nis në Bypassin e qytetit. Më pas mësohet se Rama do të jetë në Dropull, Libohovë, Memaliaj dhe Këlcyrë për të kërkuar mbështetje me votë në 14 maj për kandidatët e PS.