• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

14/06/2025
Kryepeshkopi joan

Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.

Në orën 10:30, Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi.

Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepeshkopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.

Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.

Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu.

Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepeshopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome:

Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,
z. Vartholome,

“Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).

Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.

Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.

Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.

Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.

Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.

Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.

Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.

Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.
Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.

Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025
Vëllai i dashur në Krishtin
i Tërëshenjtërisë Suaj,
† Joani.

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025
Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë, zbardhet shkaku
Kryesore

Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë

14/07/2025
E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Vajza tenton vetëvrasjen, dyshime se familja fshehu ngjarjen. Babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Palmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

Palmer lojtari më i mirë, vlerësohen Sanches e Doue, Garcia “Këpuca Artë”

15/07/2025
Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al