• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeprokurori: Gjatë vitit 2019 pati rritje të kultivimit me kanabis në Gjirokastër, Vlorë e Shkodër. Ministri Lleshaj hedh poshtë deklaratat e Çelës

14/05/2020
Si ka ndryshuar çmimi i kanabisit që pas ‘rënies’ së Lazaratit

Viti 2019 e ka ritkhyer sërish Shqipërinë në një vatër të nxehtë të kultivimit të hashashit. Alarmi është dhënë së fundmi nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela. Ky i fundi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve shenjëstroi ashpër Policinë se ka dështuar në luftën ndaj këtij fenomeni.

Sipas Çelës, mungon analiza e Policisë për këtë fenomen që ka njohur rritje në vitin 2019.

“Kemi vënë re një rritje të kultivimit të fenomenit të narkotikve në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastër dhe në mos gaboj, ndoshta Shkodra. Nuk ka sot një dokument, le të themi zyrtar të përpiluar nga Policia e Shtetit për të analizuar shkaqet reale se përse kjo ka ndodhur”, është shprehur Çela.

Por, një ditë më vonë numri një i Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshaj, hodhi poshtë deklaratat e Çelës.

Lleshaj iu kundërpërgjigj Çelës,duke i kujtuar se akuzat dërgohen në Gjykatë.

“Unë nuk komentoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe nuk di që të ketë bërë akuza, sepse di që Prokuroria akuzat i paraqet në Gjykatës. Viti 2019 ka qenë viti i suksesit të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lleshaj në një emision televiziv.

Por përballë të ashtuquajturit sukses nga ministri Lleshaj, Prokuroria flet me shifra.

Sipas raportit të organit të akuzës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal janë regjistruar 628 procedime penale, prej të cilëve 66 procedime me 104 të pandehur janë dërguar për gjykim ose krahasuar me vitin 2018 me rritje 1,1 herë të numrit të procedimeve të regjistruara dhe rritje 43 % të procedimeve dhe 57,5 % të numrit të personave të dërguar për gjykim për këtë vepër penale.

Pesha specifike që ky grup veprash penale zë për vitin 2019 përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, është 4,76 %, ndërsa për vitin 2018 ka qenë 4,52 %. Pra vihet re një rritje e këtij treguesi për vitin 2019 në krahasim me vitin 2018. Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2019 është 51,04, ndërsa në vitin 2018 ka qenë 49,44 %.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al