Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull. Kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht.
Kryeministri nuk kurseu as batutat me kryetarin e Dropullit, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.
Sheshi i rilindur të Derviçanit do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.
“Busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikë”, tha Rama.