• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i LSI Gjirokastër: PS është njësh me krimin, ne jemi shpresa. Rama është Kadri i gjatë

27/12/2018
Kryetari i LSI Gjirokastër: PS është njësh me krimin, ne jemi shpresa. Rama është Kadri i gjatë

Në takimin e sotëm të Monika Kryamadhit në Gjirokastër, mbajti një fjalë edhe kreu i kësaj partie në qytetin e gurtë, Krenar Kulla. Ai iu referua Ramës si ‘Kadriu i gjatë’, fjalë që Rama e përdor për të denigruar kryesisht analistët. Sipas Kullës, PS është njësh me krimin, ndërsa LSI-ja është është shpresa.

“Në takimin e parë ne kemi thënë se kur vjedhësi hyn në errësirën e natës fshehurazi në shtëpinë e të zotit, turpi bie mbi të dhe jo mbi të zotin e shtëpisë. Kjo është vërtetuar në kaq pak kohë qeverisje me këtë Kadriun e gjatë. Ata vodhën dhe po vjedhin aktualisht shpresën. Ne ofrojmë të ardhme. Ne kemi thënë në atë kohë; ata janë një me krimin dhe kjo gjë është super e vërtetuar nga nënshtrimi që po i shfaqin këta qeveritarë krimit. Ne jemi bashkë me qytetarët e thjeshtë, të cilët janë të tronditur nga aferat e zbuluara kohët e fundit të lidhjes midis mafias dhe shtetit. Kush mendon se do na rrëzoi, gabohet rëndë. Si mund të intimidohemi ne nga njerëz që si bazë argumenti kanë arrogancën e rrugës. Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje dhe përsëri do të korim fitore, përsëri do të kemi rritje”, u shpreh Krenar Kulla.

Kujtojmë se gjatë qeverisë ‘Rama 1’, Krenar Kulla mbante postin e drejtorit të spitalit ‘Omer Nishani’, ku edhe u denoncua në emisionin ‘Fiks Fare’ për shkarkimin e punonjësve përmes letrës me vrimë. Ndërkohë që u komentua shumë një deklaratë e tij gjatë një interviste televizive, ku Kulla tregonte me krenari rrëfimin e një djali 11-vjecar, i cili ishte i ekzaltuar nga fakti se mbante mend përmendësh numrin e celularit të Vangjel Tavos. 

©Argjirolajm.net 

Related Posts

Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit
Kryesore

Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit

22/10/2026
Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!
Kryesore

Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!

22/10/2026
E pazakontë/ Qytetari bën vrapimin e mbrëmjes mes protestuesve dhe policëve
Lajme

E pazakontë/ Qytetari bën vrapimin e mbrëmjes mes protestuesve dhe policëve

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë
Kryesore

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

22/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit

Protestuesit mblidhen të enjten para Parlamentit

22/10/2026
Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!

Rama: Dua dialog me këdo që beson se ‘jam i keq’!

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al