• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i ri i Memaliajt: Falënderoj ata që flakën tej me neveri çdo lëmoshë

17/05/2023
Kandidati i LSI në Memaliaj i ankohet Monika Kryemadhit: Duam bankë, muze të minatorit dhe komisariat policie (VIDEO)

Nga Albert Malaj

Të dashur qytetarë të bashkisë Memaliaj,

Miqtë e mi, ju bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij rrugëtimi sfidues, mbështetës të shumtë, qytetarë të guximshëm për të ndryshuar vetveten vetëm duke u përballur.

Jam mirënjohës që me përulësi do ta quaj një ndjesi nga më emocionueset në jetë. Unë jam mësuar shpesh dhe me emocine në operacione të vështira paqeruajtëse, në të cilën ndahej ngushtë jeta nga vdekja, por gara dhe mbështetja juaj e pakufishme më dhuruan më shumë se çdo gjë emocion dhe ambicie për tu përballur në këtë betejë të vështirë dhe të pabarabartë. Ju mbetem mirënjohës pa fund banorëve të largët nga Shalësi në Gllavë, Selckë, Komar, Buz, Xhafaj, Luftinjë, Izvor, Zhapokikë, Martalloz, Levan,

Ankomemaj,Luftinje,Zhulaj,Vasjar, Iliras, Qesarat, Toç, Lulëzim, Krahës, fshati Memaliaj, Cërilë e Damës, Maricaj e Arrëz, Anevjos, Kashisht dhe qytetarët e Memaliajt duke lënë në fund qershinë mbi tortë Kalivaçin tim që folën dhe dhanë verdiktin e tyre për ndryshimin e këtij komuniteti të lënë në harrese, jo për shkak të gjeografisë së tij, por për arsye qartësisht të keqqeverisjes për këto 4 vite.

Ju falenderoj pamasë ju komentues, shpërndarës të platformës sonë, ideusit e projektit të zhvillimit, ekspertëve të platformës dhe këdo mik të rrjetit që sensibilizonte opinionin në çdo veprimtari të fushatës sonë. Falenderoj strukturat që me angazhimin e tyre, duke sfiduar çdo presion, duke flakur me neveri çdo lëmoshë që u ofruan në momentet kur fushata arriti pikën kritike.

Falenderoj pamasë të gjithë ata që analizuan me dinjitet efektet e dëmshme të shpërdorimit të parave publike nga administrata ekzistuese dhe si e tillë projektuan platforme zgjidhjeje duke përshkruar me detaje projektin tonë të zhvillimit dhe mbështetjes.

U hartuan me seriozitet dhe profesionalizëm projeksioni i zhvillimit të qytetit dhe njësive të tjera të bashkisë duke marrë përgjegjësinë e një infrastrukture dinjitoze në të gjitha sferat e saj. Falenderoj pa masë komisionerët dhe vëzhguesit e qendrave të votimit, numëruesit dhe mbështetësit qytetarë që nuk lejuan të deformohej verdikti i qytetarëve.

Duke qenë mirënjohës deri në përulësi për të gjithë, ju garantoj dhe marr përgjegjësinë se do të transformojmë të gjithë së bashku, me çdo qytetar, si ata që votuan pro meje, por dhe ata që nuk patën besim tek platforma ime, se do të bëjmë të mundur me kurajo dhe këmbëngulje realizimin e çdo pike të projektit tonë të zhvillimit me fuqinë që meriton bashkia Memaliaj.
Me mirënjohje,
Albert Malaj…

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte

Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al