Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ksamil, ku një pushues dyshohet se është mbytur gjatë konsumimit të ushqimit në një restorant.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka humbur ndjenjat në vendngjarje. Stafi i restorantit dhe pushues të tjerë kanë reaguar menjëherë, duke thirrur ndihmën mjekësore. I lënduari është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dërguar me helikopter drejt një spitali në Tiranë për trajtim të specializuar.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i pushuesit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë








