• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ksamili do të ndahet me gardhe të posaçme, cili është plani i qeverisë për “Maldivet e Europës” (VIDEO)

22/05/2024
Ksamili do të ndahet me gardhe të posaçme, cili është plani i qeverisë për “Maldivet e Europës” (VIDEO)

Ksamili ishte ndalesa e radhës së ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit për të monitoruar dhe komunikuar me aktorët e pushtetit lokal, biznesit dhe turoperatorët mbi problemet kryesore për mbarëvajtjen e sezonit turistik bregdetar.

Ministrja ndaloi pranë hoteleve dhe bizneseve të zonës duke theksuar rëndësinë e organizimit estetik, pavarësisht faktit se janë hapësira private si dhe respektimin e orareve për hedhjen e mbetjeve nga bizneset. Kumbaro tha se bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do të përgatitet një model gardhesh për të ndarë hapësirën publike dhe ajo private. Ideja është për të sistemuar më mirë ambientin në një zonë me fluks të lartë turistik duke mos e lënë gjithcka në dorë të privatit, por të jetë një paraqitje unike.

“Me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi nisur përgatitjen e modeleve të gardheve etetike për të ndarë hapësirat publike nga ato private. Është shumë i rëndësishëm komunikimi me komunitetin dhe bizneset për të mbajtur një hapësirë private të mirëorganizuar. Sfida tjetër është me kantieret e hapura të lëna përgjysmë që janë dëshmitarë të tradicionit të viteve që lamë pas dhe na duhet t’i mbulojmë. Meraku tjetër janë mbetjet dhe pa një komunikim të përditshëm me bizneset nuk mundemi që të investojmë për të mbajtur pastër dhe më pas t’i nxjerrin mbetjet nga dera orë e pa orë. Me marrjen e kompetencave nga policia bashkiake për të vendosur gjoba mjedisore, nuk duhet të tolerohet sepse për një biznes që i menaxhon keq mbetjet e veta, merr kostot gjithë Ksamili e Saranda”

Më tej, ministrja Kumbaro inspektoi një prej plazheve të Kasmilit, ku ka përfunduar gjithë procesi i organizmit të stacioneve të plazhit, duke u ndalur tek rëndësia e administrimit të zhurmave gjatë periudhës së pikut, nisur nga fakti që plazhet janë populluar që prej fillimit të muajit maj dhe flukset parashikohen 40% më të larta se një vit më parë.

“Hartëzimi i zhurmave në territorin e bashkisë është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar ku mund të ketë aktivitete që mund të lejohet muzika edhe gjatë natës dhe ku duhen respektuar oraret dhe deicibelët. Kemi kërkuar edhe nga Policia e Shteti që ka kompetencën kryesore gjatë sezonit turistik për muzikën e lartë dhe zhurma, por edhe bashkive që të pajisen me mjetet matëse të akredituara të zhurmës. Policia duhet të jetë në territor të siguruar këtë ekuilibër të bashkëjetesës midis familjarëve dhe dëshirës së të rinjve për ambiente me muzikë”, përfundoi minsitrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro do të vijojë me inspektimet në Vlorë dhe bashkitë e tjera bregdetare me qëllim monitorimin dhe komunikimin për garantimin e standardeve për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqesojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

21/12/2025
Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

Man.City i fut “frikën” Arsenal, Guardiola bën “presion” me Haaland, ndizet gara për titull në Angli

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al