• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, të dytët pas gjeorgjianëve

22/02/2025
Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, të dytët pas gjeorgjianëve

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2024.Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës 8202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Në vitin 2023, 17425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7870 prej tyre u kthyen efektivisht. Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5398 migrantë shqiptarë të paligjshëm janë kthyer me forcë, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin paraardhës 2020 ku ishin kthyer 4801 shtetas shqiptarë.

Ritmet e larta të emigrimit të shqiptarëve vijojnë të prodhojnë tregues të lartë të kthimeve të detyruara dhe refuzimit të qëndrimit nga vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi edhe gjatë vitit 2024 janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës SHENGEN apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian aktivitetet e personave nga Shqipëria, janë të lidhura kryesisht me punësimin në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë apo me kryerjen e veprave penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.

Në vitin 2024, organizata europiane e ruajtjes së kufijve FRONTEX tha përmes një raporti se ndihmoi shtetet anëtare të Bashkimit Europian në kthimin e 56,262 individëve me qëndrim jo të rregullt në këto vende , duke shënuar një rritje prej 43% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas FRONTEX-it gjeorgjianët, shqiptarët, turqit, kolumbianët dhe moldavët përbënin pesë kombësitë kryesore me kthimet më të larta të detyruara apo vullnetare nga vendet europiane gjatë vitit 2024.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim të parregullt dhe dënime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri gjatë vitit 2024 në 25 operacione riatdhesimi të realizuara përmes transportit ajror.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al